LAJMI I FUNDIT:

Përleshje ndërmjet dy burrave në 11 mijë metra lartësi – shkak stjuardesa! (Video)

Përleshje ndërmjet dy burrave në 11 mijë metra lartësi – shkak stjuardesa! (Video)

Ky është momenti tronditës kur një përleshje grushtesh shpërtheu në rreth 11 mijë metra lartësi, gjë që kishte detyruar aeroplanin të bënte një ulje emergjente.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, pamjet dramatike në bordin e fluturimit të “Middle Eastern Airlines” nga Bejruti tregojnë dy burra duke u zënë para se të nisin një rrahje të furishme duke krijuar kaos në bord.

Pasagjerët dhe stafi u afruan aty duke u përpjekur për të ndërhyrë dhe për të ndaluar “luftën” që kishte nisur.


Videoja e bërë nga një telefon celular në fund tregon dy burrat, duke u tërhequr dhe detyruar të largoheshin nga njëri-tjetri.

Sipas njoftimeve në internet, përcjell Telegrafi, përleshja u zhvillua të mërkurën gjatë një fluturimi nga Aeroporti Ndërkombëtar i Bejrutit, dhe se aeroplani u detyrua të bënte ulje emergjente në Stamboll.

Sherri besohet të ketë filluar kur një pasagjer u përfshi në një mosmarrëveshje me një stjuardesë.

Pasagjeri tjetër thuhet se ishte “angazhuar” në mbrojtjen e saj, gjë e cila edhe kishte nxitur përleshjen. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Trump i drejtohet zëvendëspresidentit amerikan: Çka janë këto çorape, po më shpërqendrojnë

Trump i drejtohet zëvendëspresidentit amerikan: Çka janë këto çorape, po më shpërqendrojnë

Fun
Macja bëhet virale për gëzofin e pazakontë - videot e kafshës shihen miliona herë

Macja bëhet virale për gëzofin e pazakontë - videot e kafshës shihen miliona herë

Fun
Policia ndërhyn kur aligatori bllokon dërgimin e picave në Florida

Policia ndërhyn kur aligatori bllokon dërgimin e picave në Florida

Fun
“Shtëpia byrek” në Çikago shitet për 350 mijë dollarë

“Shtëpia byrek” në Çikago shitet për 350 mijë dollarë

Interesante
E kundërta e plotë e fëmijëve të tjerë - vajza e vogël i kërkon nënës brokoli, ajo i ofron qokolladë

E kundërta e plotë e fëmijëve të tjerë - vajza e vogël i kërkon nënës brokoli, ajo i ofron qokolladë

Fun
“Boks në Zyrën Ovale mes Zelenskyt e Trumpit” – tensioni i takimit të së premtes kthehet në moment qesharak përmes AI

“Boks në Zyrën Ovale mes Zelenskyt e Trumpit” – tensioni i takimit të së premtes kthehet në moment qesharak përmes AI

Fun
Kalo në kategori