Mbi 300 delegatë të Lidhjes Demokratike të Kosovës do mblidhen nesër për të zgjedhur kryetarin e ri të kësaj partie. Kuvendi i kësaj partie po mbahet në kohën kur rastet me koronavirus në Kosovë janë në rritje, por në LDK thonë se tashmë janë pajisur me leje nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.
Sekretari i LDK-së, Arban Abrashi deklaroi se përveç kandidaturave që janë shpallur deri tani nga katër zyrtarë të partisë, janë të hapur edhe për emra të tjerë nesër nëse vlerësojnë delegatët.
50 persona është numri që lejohet të grumbullohet në hapësira të mbyllura sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës, por për Kuvendin e nesërm zgjedhor të LDK-së, është lejuar që të mblidhen 335 delegatë.
Lidhur me këtë, sekretari i LDK-së, Arban Abrashi thotë se për shkak të masave anti-Covid nuk do të ketë mysafirë të tjerë.
“Një shqetësim i yni i madh që ka qenë ditëve te fundit kanë edhe çështjet qe ndërlidhen me pandeminë, ne jemi pajisur me leje nga Instituti duke përfshirë edhe disa kushte që ne duhet t’i zbatojmë sikurse dezinfektimi i sallës, distanca, maskat e kështu me radhë”, thotë ai për KP.
Abrashi bën të ditur se Kuvendi do të nisë në orën 10:00 në Hotel “Emerald” në një sallë të madhe por që tha se do të ketë edhe salla të tjera përcjellëse në mënyrë që të bëhet shpërndarja e delegatëve.
Deri tani, kandidaturën për kryetar të LDK-së e ka shpallur Anton Quni, Lutfi Haziri, Lumir Abdixhiku e Besian Mustafa.
“Tanimë edhe publiku edhe ne i dimë disa kandidatura që janë bërë publike por edhe nesër është në vullnetin e delegatëve dhe të vet Kuvendit që të propozojë ndoshta edhe dikë tjetër prandaj jemi të hapur për kandidatura sepse kjo ka qenë vullneti pak a shumë edhe i kryesisë dhe kryetarëve të degëve gjatë këtyre konsultimeve që kemi pasur javëve te kaluara në mënyrë që gara të jetë sa më e hapur sa më fer dhe përmes një votimi të fshehtë të zgjidhet kryetari i ri i LDK-së”, thotë ai.
Kuvendin e nesërm të LDK-së do ta monitorojë edhe një ekip i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Kryetari i deritanishëm i LDK-së, Isa Mustafa ka dhënë dorëheqje nga pozita e të parit të partisë pas rezultatit që kanë marrë në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit, ku LDK ka dalë partia e tretë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Aksident i rëndë në Shupkovc të Mitrovicës, tre të lënduar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri