Në sallën e Kulturës në Drenas ishte e mbushur me njerëz që kishin ardhur për të nderuar veprën e ish-luftëtarit të UÇK-së,
Me rastin e 1 vjetorit të vdekjes, është përkujtuar në Drenas, ish luftëtari i UÇK-së, Haradin Bala.
Me këtë rast, u çmua lartë kontributi i tij për liri dhe pavarësi të Kosovës si dhe në mbrojtjen e vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Selman Bala, djali i Haradin Balajt, mes emocionesh shprehu krenarinë që ka për babain e tij.
Ai tha se vepra e të atit ndaj atdheut dhe luftës ka bërë t’i mungojë të gjithë popullit shqiptar.
“Vdekja e parakohshme e ndau nga ne, nuk ishte vetëm baba, ishte një shok, mik, një këshilltar i mrekullueshëm, që sa herë kisha nevojë për të ishte pranë meje…sot po bëhet një vit pa babë. Por, ti nuk po i mungon vetëm familjes sepse vepra jote, puna jote, besnikëria jote ndaj atdheut dhe luftës se UÇK-së e ka bërë që ti, t’i mungosh gjithë popullit shqiptar”, u shpreh ai.
I pranishëm në nderim të veprës së Haradin Balës ishte edhe zëvendëskryeministri, Fatmir Limaj.
Ai u shpreh se Haradin Bala ka qenë njëri ndër veprimtarët më të çmuar të UÇK-së.
Sipas tij, Haradini ka qenë një person i cili në gjitha situatat që është ballafaquar ka ditur t’i zgjedhë me qetësi.
Limaj tha se Haradini është shembull se si duhet përmbyllur kjo jetë.
“Në sa do situata të komplikuara që është ballafaquar shumë shpejt i ka thjeshtësuar në mënyrë të thjeshtë dhe të qartë ju ka dhënë zgjidhje. Porosia ime për juve miq dhe bashkëluftëtarë sidomos është: Kujtimet e tjera që i bëjmë për dëshmorë nuk bëhen vetëm për t’i nderuar jetën dhe veprën e tyre. Unë besoj se janë raste të mira që secili nga ne të shohim si të na shërbejë e kaluara e tyre, qoftë dëshmorëve që kanë rënë, qoftë veprimtarëve, intelektualëve, luftëtarëve. Në këto raste është mirë ne të shërbehemi me veprat e tyre…unë besoj që Haradini është shembull se si duhet përmbyllur kjo jetë, ashtu siç është nisur me nder dhe respekt”, tha Limaj.
Kurse, kryetari i komunës se Drenasit, Ramiz Lladrovci, tha se Haradin Bala e ka dëshmuar sakrificën e vet para luftës, gjatë luftës por dhe në Tribunalin e Hagës.
“Unë ju garantoj se ne do të jemi në përkujdesjen jo vetëm të familjeve të dëshmorëve e të veteranëve. Por dhe të invalidëve, familjeve të zhdukurve, viktimave civile por dhe të qytetarëve. Haradin Bala e ka përcaktuar fatin e vet, sigurisht nga tradita e familjes së prindit. Por dhe nga ajo që e kishte nga Abedini, i cili u vra bë ushtrinë jugosllave. Haradin Bala e ka dëshmuar sakrificën e vet jo vetëm para epokës së UÇK-së, por dhe gjatë epokës. Por e ka dëshmuar fuqishëm dhe në mbrojtjen e vlerave të UÇK-së, dhe në Tribunalin e Hagës që e ka dëshmuar për guximin dhe vendosmërinë dhe i ka mbrojtur gjithë ata që është dashur me i mbrojtur” u shpreh kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci.
Nga Shoqatat e Dala nga Lufta, Xhavit Dauti u shpreh se veprimtarët si Haradini u bënë gurthemel i Pavarësisë së Kosovës.
“ Sa herë qe e përkujtojmë pjesëtarin e UÇK-së, Haradin Bala, që për ne këto humbje janë të dhimbshme ne në përgjithësi kujtojmë historinë tonë të ndritur ngase lufta, gjaku, mundi e sakrifica sublime e dëshmorëve të kombit u bënë gurthemel e bazament i shtetit të Republikës së Kosovës”, tha ai.
Kujtojmë se ish-luftëtari i UÇK-së Haradin Bala ka qenë i dënuar me 13 vjet burgim nga Tribunali i Hagë./kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Ylli Hoxha: Qëndrimi i Abdixhikut s’është befasues, presion për qeveri mes LVV-së dhe PDK-së

Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Trump vendos të heqë ndalimin e ndarjes së ndihmës dhe inteligjencës për Ukrainën, pas lutjes së kryeministrit britanik

Si Donald Trump ndryshoi jetën e miliona njerëzve në 50 ditët e tij të para në detyrë?

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Ola i përmend gjëra nga jashtë Gjestit: Të kanë shkelur nga mëngjesi deri në darkë

Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare