LAJMI I FUNDIT:

Përkujtohen 14 ushtarët britanikë të rënë duke i shërbyer paqes në Kosovë

Përkujtohen 14 ushtarët britanikë të rënë duke i shërbyer paqes në Kosovë

Kurora lulesh u vendosën sot pranë murit që mban emrat e ushtarëve të rënë që i shërbyen paqes në Kosovë.

Organizuar nga Ambasada Britanike në Prishtinë, është mbajtur ceremonia e ditës së përkujtimit të Mbretërisë së Bashkuar, për të kujtuar 14 anëtarët e Forcave të Armatosura Britanike që humbën jetën gjatë shërbimit me forcat e NATO-së në Kosovë.

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, tha se sot po kujtojnë të gjithë ata që kanë vdekur në zona të konflikteve që nga lufta e parë botërore.


Haradinaj kujton 14 ushtarët britanikë që humbën jetën në Kosovë
Lexo po ashtu Haradinaj kujton 14 ushtarët britanikë që humbën jetën në Kosovë

Abbott: Shpresoj se mund të jetë një moment për të kujtuar se armiqtë mund të bëhen miq (Video) “Sot është momenti ynë në fokus për të kujtuar ata që kanë vdekur në konflikte nga lufta e parë botërore. Është koha për të kujtuar aleatët tanë, si dhe në radhë të parë t’iu falënderoj që jeni këtu. Shpresoj se mund të jetë një moment për të kujtuar se armiqtë mund të bëhen miq, aletatë dhe partnerë në të ardhmen. Prandaj, faleminderit që jeni këtu”, ka thënë Abbott.

Ambasadori britanik dhe ministri në detyrë i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, u rreshtuan bashkë me disa ushtarë britanik për t’i kujtuar ushtarakët që vdiqën në Kosovë.

Thaçi: 14 ushtarët britanikë ranë në krye të detyrës, duke i shërbyer paqes dhe stabilitetit në Kosovë
Lexo po ashtu Thaçi: 14 ushtarët britanikë ranë në krye të detyrës, duke i shërbyer paqes dhe stabilitetit në Kosovë

Në këtë ceremoni nderimi për 14 të rënët,  u thanë edhe lutje nga prifti Fatmir Koliqi. Pjesë e ceremonisë ishin edhe përfaqësues të ambasadave tjera të huaja në Kosovë, zëvendësministri i Mbrojtjes, Burim Ramadani, dhe përfaqësues të partive politike, si Glauk Konjufca nga LVV dhe Bajram Gecaj nga LDK.

Shërbimi i Përkujtimeve mbahet çdo vit në të dielën më të afërt me 11 nëntorin, dita kur armët u heshtën në fund të Luftës së Parë Botërore.

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Kalo në kategori