LAJMI I FUNDIT:

Përkeqësohet gjendja me zjarre në Itali, nisin evakuimet e qytetarëve

Përkeqësohet gjendja me zjarre në Itali, nisin evakuimet e qytetarëve

Banorët nga vendbanimet më të vogla, rreth 40 kilometra në lindje të Romës, u evakuuan sot për shkak të zjarrit që shpërtheu.

Zjarri shpërtheu në një kohë kur kryeqyteti i Italisë po përballet me një temperaturë prej rreth 37 gradë Celsius.

Pjesë të jugut të Italisë janë kërcënuar nga zjarret javët e fundit dhe zjarri po digjej në pyjet e Kalabrisë, si dhe në ishujt e Sicilisë dhe Sardenjës. Të mërkurën, temperatura në juglindje të Sicilisë arriti pothuajse 49 gradë Celsius, që është temperatura më e lartë e regjistruar ndonjëherë në Evropë.


Zjarri tani po lëviz në veri gjersa 25 familje u evakuuan nga shtëpitë e tyre ndërsa zjarret u përhapën nëpër rezervatin natyror Monte Catillo, pranë periferisë romake të Tivoli. 30 banorë të shtëpisë për fëmijët e lënë pas dore u evakuuan gjithashtu si masë paraprake për shkak të zjarrit, u konfirmua nga shërbimi zjarrfikës.

Raportohet gjithashtu se zjarret në pyje shpërthyen gjatë natës pranë qytetit të Otrantos, në Italinë juglindore, ku një vendpushim bregdetar aty pranë u evakuua për shkak të tymit, dhe rruga bregdetare në jug të Otrantos u mbyll për qarkullim.

Dje, kryeministri Mario Draghi premtoi ndihmë financiare për komunitetet e prekura nga zjarret dhe një plan veprimi për restaurimin e zonave pyjore të shkatërruara, si dhe përpjekje për të rritur aftësinë e Italisë për t’iu përgjigjur fatkeqësive natyrore që kërcënojnë më shumë zonat rurale. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zbulohet “plani i rrjedhur i paqes i Donald Trump për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë” - këto janë disa nga detajet

Zbulohet “plani i rrjedhur i paqes i Donald Trump për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë” - këto janë disa nga detajet

Botë

"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme

Evropa
Goditje e rëndë për Donald Trumpin - gjykatësi amerikan ia bllokon një prej urdhrave kryesore ekzekutive

Goditje e rëndë për Donald Trumpin - gjykatësi amerikan ia bllokon një prej urdhrave kryesore ekzekutive

Amerika
Erdogan:

Erdogan: "Katastrofa e shekullit" shkaktoi 104 miliardë dollarë humbje direkte për Turqinë

Turqia
Britania kundër idesë së Trumpit: Nuk do të lejojmë zhvendosjen e palestinezëve nga Gaza

Britania kundër idesë së Trumpit: Nuk do të lejojmë zhvendosjen e palestinezëve nga Gaza

Azia
Kandidati për kancelar të Gjermanisë premton një ultimatum 24-orësh për Putinin, rreth luftës në Ukrainë

Kandidati për kancelar të Gjermanisë premton një ultimatum 24-orësh për Putinin, rreth luftës në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori