LAJMI I FUNDIT:

Përgjigja e Iranit ndaj ofertës së Trumpit: Nuk pranojmë takim, ne nuk jemi Koreja e Veriut

Përgjigja e Iranit ndaj ofertës së Trumpit: Nuk pranojmë takim, ne nuk jemi Koreja e Veriut

Komandanti i Gardës Revolucionare të Iranit, gjeneral major Mohammad Ali Jafari sot e refuzoi ofertën e Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për negociata me Iranin, duke shtuar se Republika Islamike nuk është Koreja e Veriut.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Trump i ka bërë “një ofertë” Iranit duke thënë se është i gatshëm për të takuar liderin e Iranit për të diskutuar mbi mënyrat për të përmirësuar marrëdhëniet mes dy vendeve, pasi u vendos se Shtetet e Bashkuara të tërhiqen nga një marrëveshje ndërkombëtare e nënshkruar në vitin 2015 me Iranin.

“Zoti Trump! Irani nuk është Koreja e Veriut që të pranojë ofertën tuaj për një takim. As edhe presidentët amerikanë që do të vijnë pas jush nuk do ta shohin këtë ditë”, citohet të ketë thënë Jafari.


Ndërsa, siç shkruajnë tutje mediat, një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme iraniane Bahram Kasem ka thënë më parë se oferta e presidentit amerikan Trump për të negociuar me Teheranin është në kundërshtim me veprimet e tij pasi Uashingtoni ka vendosur sanksione ndaj Iranit dhe të ushtrojë presion mbi vendet e tjera për të shmangur të bërit biznes me Republikën Islamike.

“Sanksionet dhe presionet janë krejtësisht të kundërta me dialogun”, citohet të ketë thënë Kasemi. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kanadaja largon pijet alkoolike amerikane nga raftet e dyqaneve – lideri i British Columbia bën thirrje për bojkotim të pijeve të fqinjëve

Kanadaja largon pijet alkoolike amerikane nga raftet e dyqaneve – lideri i British Columbia bën thirrje për bojkotim të pijeve të fqinjëve

Amerika
Çfarë po ndodh me trupat e Koresë së Veriut që luftojnë kundër Ukrainës në vijën e frontit?

Çfarë po ndodh me trupat e Koresë së Veriut që luftojnë kundër Ukrainës në vijën e frontit?

Evropa
Ukrainasit me dronë të rinj, kanë një distancë prej 2000 kilometrash dhe mbajnë bomba deri në 250 kilogramë

Ukrainasit me dronë të rinj, kanë një distancë prej 2000 kilometrash dhe mbajnë bomba deri në 250 kilogramë

Evropa
Trump u vendos tarifa, por Kanadaja dhe Meksika i kundërpërgjigjën

Trump u vendos tarifa, por Kanadaja dhe Meksika i kundërpërgjigjën

Amerika
Australia 'lufton' me përmbytje masive - publikohen pamjet kur shiu intensiv dhe erërat e fuqishme godasin vendin

Australia 'lufton' me përmbytje masive - publikohen pamjet kur shiu intensiv dhe erërat e fuqishme godasin vendin

Botë
Një nënë dhe fëmija i saj, në mesin e shtatë personave që humbën jetën në rrëzimin e aeroplanit mjekësor në Filadelfia

Një nënë dhe fëmija i saj, në mesin e shtatë personave që humbën jetën në rrëzimin e aeroplanit mjekësor në Filadelfia

Amerika
Kalo në kategori