LAJMI I FUNDIT:

Përfundon aksioni i Policisë në Pejë, arrestohen 11 persona – sekuestrohen armë dhe para

Përfundon aksioni i Policisë në Pejë, arrestohen 11 persona – sekuestrohen armë dhe para

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka përfunduar aksionin në Pejë.

Policia bën të ditur se ka arrestuar njëmbëdhjetë  persona të dyshuar për përfshirje në veprën penale ‘importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi ndërmjetësim ose shitja e paautorizuar e armeve apo materialeve plasëse’, transmeton Telegrafi.

“Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar (DHKO), pas hetimeve disa mujore, me urdhëresë të lëshuar nga Gjykata Themelore Prishtinë, Departamenti Special sot, më 29.09.2020, në orët e mëngjesit ka realizuar një operacion policor në rajonin e Pejës”, thuhet në njoftim.


Më tej në njoftim thuhet se gjatë këtij operacioni policor, janë kontrolluar shtëpi dhe objekte përcjellëse në 10 lokacione të ndryshme. Hetuesit e DHKO-së janë përkrahur nga njësitet policore: Njësia Speciale Operative (NJSO), Njësia me qenë -K9 dhe dy njësi të Stacionit Policor Pejë.

Gjatë operacionit janë arrestuar njëmbëdhjetë të dyshuar: B.M. (1977, m/k), S.R. (1975, m/k), I.R. (1954, f/k), B.U. (1981, m/k), S.K. (1968, m/k), F.P. (1970, m/k), A.C. (1978, m/k), A.F. (1983, m/k), K.S. (1974, m/k), A.S. (1964, m/k) dhe B.H. (1955, m/k). Kurse, i dyshuari P.M. (1984, m/k), nuk është hasur nga policia dhe mbetet në kërkim policor.

Gjatë kontrollit, si prova materiale janë gjetur dhe sekuestruar:

• 3 (tre) armë të gjata gjysmë-automatike,
• 6 (gjashtë) armë të vogla,
• 2 (dy) karikatorë
• 1 (një) dylbi,
• 180 fishekë (kalibër të ndryshëm),
• 2000 (dymijë) euro,
• 2 (dy) vetura dhe
• 12 (dymbëdhjetë) telefona mobil.

Me aktvendim të prokurorit kompetent, njëmbëdhjetë të dyshuar janë dërguar në mbajtje për 48 orë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Haxhiu konteston rezultatin e zgjedhjeve të diasporës: Skema e organizuar kriminale është raportuar në polici e prokurori

Haxhiu konteston rezultatin e zgjedhjeve të diasporës: Skema e organizuar kriminale është raportuar në polici e prokurori

Kusari-Lila: Qeverinë do ta formojmë, por jo me çdo çmim

Kusari-Lila: Qeverinë do ta formojmë, por jo me çdo çmim

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Lajme
Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

Lajme
“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

Drejtësi
Kalo në kategori