LAJMI I FUNDIT:

Përfundoi trajnimi në Kujdesin Efektiv Perinatal

Përfundoi trajnimi në Kujdesin Efektiv Perinatal

Me përkrahjen e ekspertëve ndërkombëtarë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, pas dhjetë ditësh trajnimi, pjesëmarrësit e kursit të Kujdesit Efektiv Perinatal, të premten në Prishtinë janë pajisur me certifikatat e pjesëmarrjes në këtë aktivitet të mbajtur në Klinikën Gjinekologjike- Obstetrike të QKUK-së.

Në ceremoninë e ndarjes së këtyre certifikatave, ka marrë pjesë Sekretari Permanent i Ministrisë së Shëndetësisë, dr. Ilir Tolaj, znj. Osnat Lubrani, koordinatore e Ekipit të Agjencioneve të OKB-së në Kosovë, përfaqësues të OBSH-së dhe krerët e KOGJ-it.

Tolaj tha se problemi më i madh në sistemin shëndetësor të Kosovës është vet faktori njeri, gjegjësisht mungesa e resurseve të mjaftueshme profesionale, prandaj, ka theksuar ai, krahas fuqizimit të kapaciteteve profesionale, kërkohet edhe shpejtimi me punë, për të kompensuar kohën e humbur dhe për të arritur rajonin dhe Evropën me aspektet e mbrojtjes së shëndetit të nënës dhe fëmijës.

Lubrani, koordinatore e agjencive të OKB-së në Kosovë, e ka vlerësuar si shumë të rëndësishëm kursin, duke shprehur besimin se dijet dhe shkathtësitë e marra, do të barten te gjeneratat e tjera të personelit shëndetësor.


Pakoja trajnuese e zbatuar gjatë trajnimit në Kujdesin Efektiv Perinatal kishte për qëllim ngritjen e shkathtësive profesionale teorike e praktike të mamive, obstetër-gjinekologëve, neonatologëve dhe infermierëve pediatrikë kosovarë në kujdesin obstetrik dhe neonatologji dhe në një numër fushash të kujdesit të veçantë siç është pre-eklampsia, hemorragjitë post-partale, asfiksia perinatale dhe kontrolli i infeksionit.

Ky trajnim është në kuadër të projekteve të përbashkëta të tri agjencioneve të Kombeve të Bashkuara (WHO, UNICEF dhe UNFPA)- Përmirësimi i shëndetit të grave dhe fëmijëve në Kosovë, i financuar nga Qeveria e Luksemburgut dhe zbatuar në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori