Zyrtari Kryesor Operues (COO) i Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC), Jonathan Nash, do të vizitojë Kosovën më 20 nëntor përkrah kongresmenit të SHBA-ve Eliot Engel, për të lansuar Programin e Pragut të Kosovës që është nënshkruar në shtator.
Partneri implementues i MCC-së, Fondacioni i Mijëvjeçarit Kosovë, do të jetë nikoqir i konferencës njëditore për të filluar programin i cili është menduar për të shtyrë rritjen ekonomike përpara dhe për të zvogëluar varfërinë në tërë shtetin. Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, do të hapë ngjarjen, dhe Nash dhe kongresmeni Engel do të mbajnë fjalimet kryesore për të theksuar marrëdhëniet SHBA-Kosovë në gati dhjetë vitet e pas pavarësisë së Kosovës, si dhe mundësitë që i ofron programi i ri i pragut.
Kosova është një nga shtetet më të reja në botë, dhe me 30% të popullatës që jeton nën kufirin e varfërisë ajo po ashtu është njëra nga vendet më të varfra në Evropë. Që nga fitimi i pavarësisë në vitin 2008 Kosova vazhdon të zhvillojë institucione të qeverisë të cilat mund t’ju kryejnë shërbime kritike qytetarëve të saj.
“Programi i Pragut i MCC-së për Kosovë përkrahë përpjekjet e Qeverisë për të ulur shpenzimet e energjisë në ekonomi familjare dhe biznese, dhe për të përmirësuar transparencën dhe llogaridhënien me përqendrim në reformat institucionale dhe të politikave. Analiza ekonomike ka identifikuar mungesën e furnizimit të sigurtë me rrymë elektrike, dhe ka identifikuar dobësitë reale dhe të perceptuara në sundimin e ligjit. Të dyja këto janë gjëra kritike që kufizojnë rritjen në Kosovë”, ka njoftuar Ambasada Amerikane në Prishtinë.
Programi i pragut i MCC-së është një program më i vogël i granteve i cili përqendrohet në avancimin e reformës institucionale dhe të politikave e që i ndihmon shtetet partnere që t’ju shërbejnë popujve të tyre më mirë. Investimet e MCC-së me grante promovojnë rritjen ekonomike dhe u ndihmojnë njerëzve që të ngritën mbi varfërinë duke krijuar kështu shtete më stabile dhe më të sigurta, si dhe mundësi të reja biznesore. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Më shkoj jeta në kredi”, kosovarët me borxhe deri “n’fyt”
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Investoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Zgjedhjet zvarrisin ekzekutimin e 61 milionë eurove nga BE-ja për Kosovën
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite