LAJMI I FUNDIT:

Përfaqësues të Federatës së Futbollit të Gjermanisë në Kosovë

Përfaqësues të Federatës së Futbollit të Gjermanisë në Kosovë

Në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Federatës së Futbollit të Kosovës(FFK) dhe Federatës së Futbollit të Gjermanisë(DFB), nga data 20 e deri më 22 nëntor në FFK- do të qëndroj delegacioni i DFB, në krye me nënkryetarin z. Rainer Milkoreit dhe drejtorin për marrëdhënie me jashtë dhe edukim e trajnim z. Markus Weidneer.

Temat që do të bisedohen gjatë qëndrimit në Kosovë ndërmjet krerëve të dyja federatave do të jenë:

1. Vazhdimi i licencimit të trajnerëve me licencë "C" dhe "B".
2. Licencimi dhe trajnimi i gjyqtarëve
3. Fillimi i negociatave për zhvillimin e ndeshjeve miqësore duke filluar nga pranvera e vitit 20t4.
4. Fillimi i Negociatave për trajnimin e administratës se FFK-se konform rregullave të UEFA-s dhe FIFA-s. /Telegrafi/