LAJMI I FUNDIT:

Përbërja e re e Qeverisë së Maqedonisë do të publikohet javën e ardhshme

Përbërja e re e Qeverisë së Maqedonisë do të publikohet javën e ardhshme

Mandatari për kryeministër Dimitar Kovaçevski pritet të shpalosë përbërjen e Qeverisë së re në fillim të javës së ardhshme. Sipas paralajmërimeve nga LSDM, Kovaçevski do të tregojë emrat e ministrave në Qeverinë e tij në mbledhjen e Komitetit Qendror të LSDM-së që është caktuar për të hënën, më 10 janar.

Pasi ta marrë pëlqimin nga partia e tij, Kovaçevski do të propozojë edhe zyrtarisht në Kuvend Qeverinë e re dhe programin e ri qeveritar. Qeveria e re ka mbështetjen e 64 deputetëve pas marrëveshjes mes kryeministrit në dorëheqje Zoran Zaev me kryetarin e Alternativës.

Alternativa do të përfaqësohet me 3 ministra, edhe atë Bekim Sali në cilësinë e Ministrit të Shëndetësisë, Admirim Haliti në Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës dhe Xhemail Çupi si ministër pa resor për çështjen e diasporës. BDI do të mbajë ministrat e njëjtë, ndërsa Jeton Shaqiri transferohet nga Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës në Ministrinë e Bujqësisë ose Arsimit.


Ndryshimet më të mëdha priten në LSDM. Disa prej ministrave të kësaj partie që bartnin funksione të rëndësishme në Qeverinë e Zaevit, nuk do të jenë pjesë e Qeverisë së Kovaçevskit. Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Sheqerinska dhe ajo e Arsimit Milla Carovska konfirmuan se nuk do të jenë pjesë e Qeverisë së re, ndërsa në pikëpyetje është edhe posti i Oliver Spasovskit si Ministër i Brendshëm.

Gjatë ditës së djeshme Kovaçevski zhvilloi takime edhe me partnerët e koalicionit të LSDM-së, por edhe me kryetarin e Alternativës Afrim Gashi. Në këto takime po precizohen detajet e fundit nga programi i përbashkët qeveritar që duhet t’i propozohet Kuvendit.

Në trend Lajme

Më shumë
Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Kronika e Zezë
Vizita e Rutte në Kosovë – policia me masa të shtuara të sigurisë për delegacionin e NATO-s

Vizita e Rutte në Kosovë – policia me masa të shtuara të sigurisë për delegacionin e NATO-s

Lajme
Driton Selmanaj kërkon rinumërim të përgjithshëm të votave dhe përsëritje të votimit të diasporës

Driton Selmanaj kërkon rinumërim të përgjithshëm të votave dhe përsëritje të votimit të diasporës

Lajme
Rikthehen për dy muaj kontrollet në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri

Rikthehen për dy muaj kontrollet në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
I djegin 400 trupa me arra dhe i dëmtojnë sistemin e ujitjes - policia nis hetimet

I djegin 400 trupa me arra dhe i dëmtojnë sistemin e ujitjes - policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Kalo në kategori