LAJMI I FUNDIT:

Për vrasjen e avokatit grek, pesë shqiptarë të implikuar

Për vrasjen e avokatit grek, pesë shqiptarë të implikuar

Policia greke ka njoftuar në një konferencë për shtyp se pesë shtetas shqiptarë implikohen në vrasjen e avokatit të njohur grek, Michalis Zafeiropoulos, pasditen e 12 tetorit në zyrën e tij në Athinë.

Një 32-vjeçar i arrestuar para tre ditësh në Patra ka pranuar se është njëri prej dy vrasësve. Ai ka pohuar se bashkë me një shqiptar tjetër kanë marrë urdhër nga tre shqiptarë në Burgun e Koridhalosë për të kërcënuar dhe shantazhuar avokatin e njohur, për një çështje tjetër penale ku implikohej njëri prej tre të burgosurve, çështje të cilën e kishte marrë përsipër zyra avokatore e Zafeiropoulos.

“Doja t’i qëlloja në këmbë”, ka thënë 32-vjeçari, “por plumbi e mori avokatin në gjoks dhe çdo gjë shkoi keq”.


Dy autorët e krimit kishin marrë paradhënie 3,000 euro dhe më pas do të merrnin edhe 20 mijë euro të tjera.

“Autori që është arrestuar është një i arratisur nga burgu i Kasandrës, pasi shtatorin e kaluar ka shkelur lejen që iu dha. Prania e tij në zyrën avokatore vërtetohet edhe nga shenjat e gishtërinjve, të cilat u gjetën gjatë hetimeve”, tha Christos Papazafiris, shefi i Policisë së Athinës.

Në të kaluarën 32-vjeçari ishte akuzuar për përdhunim, grabitje, vjedhje, falsifikim, kërcënim, rezistencë ndaj organeve dhe shkelje të ligjit për lëndët narkotike.

Për sa u përket tre autorizuesve të krimit, shtetas 34, 35 dhe 40 vjeç, ata vuajnë dënimet e tyre në Koridhalo për një çështje tjetër të njohur penale.

“Tre autorët që kanë porositur krimin, të dënuar në Burgun e Koridhalosë, janë akuzuar bashkërisht për pjesëmarrje në organizatë kriminale, tentativë vrasjeje dhe armëmbajtje pa leje”, tha Theodoros Chronopoulos, zëdhënësi i policisë greke.

Gjithashtu është bërë i njohur edhe identiteti i bashkëpunëtorit tjetër në vrasje, 30-vjeçar, i akuzuar për shumë vjedhje dhe armëmbajtje pa leje, i cili thuhet se është larguar në momentin e fundit në Shqipëri dhe për këtë janë njoftuar organet shqiptare. /Top Channel/

Në trend Lajme

Më shumë
Kërkesat për vizitë, masat e rrepta të sigurisë dhe reagimet – gjithçka nga vizita e Thaçit në QKUK, pas gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të tij

Kërkesat për vizitë, masat e rrepta të sigurisë dhe reagimet – gjithçka nga vizita e Thaçit në QKUK, pas gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të tij

Lajme
Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Lajme
Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

Lajme
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Kalo në kategori