LAJMI I FUNDIT:

Për tri vite, 6.000 kallëzime për prerjen e paligjshme të druve në Maqedoni

Për tri vite, 6.000 kallëzime për prerjen e paligjshme të druve në Maqedoni
Ilustrim

Nga janari deri në nëntor të këtij viti policia pyjore në RMV ka ngritur gjithsej 1258 kallëzime për kundërvajtje dhe 97 kallëzime penale, për prerjen joligjore të druve. Janë konfiskuar përkohësisht 76 automjete mallrash, 207 automjete pasagjerësh, 42 traktorë, 49 traktorë rimorkio, 126 sharrë elektrike me motor dhe po ashtu janë konfiskuar 2148 metër kub dru zjarri, dhe 103 metër kub dru teknik.

Ministri i Bujqësisë Lupço Nikollovski tha se në tre vitet e fundit janë ngritur mbi 6000 kallëzime për kundërvajtje dhe penale dhe janë dhënë 3100 aktgjykime të plotfuqishme kundër prerjeve të paligjshme të druve për ngrohje.

“Do të veçoj aksionin e madh policor që u organizua më 19 dhe 20 shtator në Shkup në vendin e quajtur rrafshi tek Mali i Zi i Shkupit, një nga pikat kritike ku u privuan nga liria më shumë se 10 personave. Gjatë muajit tetor dhe nëntor janë kryer disa aksione të përbashkëta në Jabllanicë ku janë privuar një grup i madh njerëzish dhe natyrisht nga shifrat përcaktohet një numër i madh të objekteve të sekuestruara”, tha Nikollovski./


Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Kalo në kategori