“Ra kjo dekë e u pamë”. Është kjo një thënie e vjetër shqiptare që tregon se në momentet më të rënda njeriu e tregon fytyrën e tij të vërtetë. Anën e tij të keqe apo të mirë.
Tërmeti që goditi Durrësin me rrethinë, në mëngjesin e 26 nëntorit, shkaktoi dëme të mëdha materiale, ndërsa la pas mbi 40 të vdekur. Por, e shfaqi edhe anën e errët të Shqipërisë në prag të 107-vjetorit të pavarësisë.
Para dy muajsh, Durrësi ishte prekur po ashtu nga një tërmet. Ndonëse nuk ishte fatal si ai i nëntorit, dëmet ishin evidente në shumë objekte, për faktin se gjatë tranzicionit ndërtimet janë bërë pa i marrë parasysh kriteret e duhura të sigurisë, sidomos për Durrësin që gjendet në hartën e qyteteve me potencial të lartë sizmiologjik. Nga ekspertët e ndërtimtarisë, që në shtator janë dhënë alarmet për rrezikun që u kanoset shumë banorëve, por autoritetet totalisht neglizhente nuk janë marrë me sanimin e dëmeve e aq më pak për t’i vlerësuar si të pabanueshme disa objekte të çara. Kjo mospërfillje, si shumë të tjera, ishte fatale më 26 nëntor.
Anomalitë tjera u panë me rastin e aksioneve të shpëtimit të të mbijetuarve. Mungonin pajisjet; mungonte përvoja. Mungonin edhe qentë e nevojshëm për të nuhatur njerëzit nën rrënoja, paçka që për ekipet e kërkim-shpëtimit, Shqipëria nga taksat e qytetarëve ndan 1.1 milion dollarë në vit. Mungonte rrjeti i duhur i shpërndarjes së ndihmave. Mbi të gjitha, në këto dhe shumë dështime tjera, mungonte esenca e shtetit.
“Një shëtitje e shkurtër, gjatë rrugës së vjetër të postës, mjafton për të zbuluar krizën e kryeqytetit… Atje, tek një rrugë e errët, e vrenjtur, e ngushtë, dëgjova psherëtimën e malësorit…”, thoshte Nonda Bulka, në tregimin e tij “Intervistë me malësorin”. Bulka bënte me dije se për ta njohur realitetin ku jeton shqiptari, nuk ke nevojë të flasësh me politikanët dogmatikë. Sepse, e vërteta mësohet lehtë nga malësori hallexhi e i varfër. E, ata hallexhinj janë të shumtë sot në Shqipëri, një shtet ku marrja dhe mbajtja e pushtetit, nga cilado palë në 107 vjet pavarësi, nuk e ka fare parasysh interesin e shumicës.
Por, kjo tragjedi e tregoi edhe shpirtin solidar të shumicës, sidomos të Kosovës – virtyt ky i shprehur pa hezitim në momentet më të rënda për shqiptarët, kudo ku jetojnë ata. Po ashtu, dëshmoi se Kosova në 11 vjet pavarësi ia doli të jetë shtet shumë më normal e më funksional. Kjo u pa me organizimin e shpejtë të policëve, të ushtarëve e të zjarrfikësve, si dhe nga mjetet, përvoja dhe profesionalizmi i tyre. U pa nga ndihmat që u dërguan, nga individë e kompani, si dhe nga gatishmëria për të strehuar familjarë. Ndërkaq, sakrifica u dëshmua edhe duke i përpirë talljet e kryeministrit të Shqipërisë, i cili për taksën e autostradës që e paguanin konvojet e ndihmave nga Kosova, pa pikë turpi thotë se “kush ka para të ndihmojë për tërmetin, nuk e ka për gjë t’i falë edhe pesë euro”.
Gjatë Luftës së Parë Botërore, për ta mbrojtur nga aspiratat pushtuese greke, me ndihmën e francezëve më 1916 shpallet Republika Vetëqeveritare e Korçës. Korçarët u bënë me shtet dhe dëshmuan se dinë të mbajnë shtet. Me mirëqenie madje. Por, më 1920 iu bashkuan pjesës tjetër të asaj që quhej shteti i Shqipërisë. Teksa në maj të këtij viti në Korçë e promovoja librin tim “Korça sipas një kosovari”, në një intervistë them me ironi se Korça nuk është dashur t’i bashkohet Shqipërisë, por Shqipëria Korçës. Kjo për faktin se Korça ishte qyteti më i zhvilluar, si në aspektin ekonomik, ashtu edhe atë arsimor e kulturor. Pra, më mirë do të ishte që një pjesë më e keqe t’i bashkohet të mirës, e jo e mira së keqes.
Solidariteti i këtyre ditëve tregon se bashkimi e bën fuqinë. Ky bashkim duhet të bëhet jo duke iu bashkuar Kosova Shqipërisë si provincë tjetër e nëpërkëmbur, por Shqipëria Kosovës. Kjo sepse në 107 vjet shtet, Shqipëria nuk ia ka dalë të mësojë kurrë nga gabimet e saja e aq më pak të jetë shtet që do të përfaqësojë interesat e shqiptarëve jashtë kufijve të saj. Përkundër shumë të metave, Kosova është shtet më funksional e më i ndershëm. Për sakrifica të mos flasim, sepse shumëkush ka thënë se është djepi dhe motori i shqiptarizmit. Në fakt, është Shqipëria e vërtetë.
Ndaj, tërmeti i 26 nëntorit dhe proverba “Ra kjo dekë e u pamë” duhet të na bëjë të reflektojmë për të ardhmen. Kosova e fortë në ish-Federatën jugosllave i bënte më të fortë e më të emancipuar edhe shqiptarët në Maqedoni, në Mal të Zi e në Luginë të Preshevës. Këtë rol prijës duhet ta rimarrë sërish Kosova. Për ta çuar para edhe Shqipërinë!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHistoria tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Klajdi përlotet nga pamjet e shtëpisë së tij të rinovuar nga “Fundjavë Ndryshe”
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos