LAJMI I FUNDIT:

Për të vetmuarin fatura e telefonit 83.700 dollarë

Për të vetmuarin fatura e telefonit 83.700 dollarë

Një punëtor kanadez i rafinerisë, është tmerruar këto ditë, kur në adresë të tij ka arritur fatura e telefonit celular me vlerë prej, 83.700 dollarëve amerikan.

Ai ka arritur të zvogëlonte vlerën e faturës në rreth 3.000 $, mirëpo ende është duke luftuar kundër zyrtarëve të postës – sepse nuk ka mundësi ta paguaj as këtë shumë.

Piotr Staniaszek, 22-vjeçar, i cili punon në Alberta, është bërë personash i famshëm botëror këto ditë, prej se është ankuar në media rreth faturës së telefonit që i kishte arritur.

Babai i Staniaszekut, po ashtu i quajtur Piotr Staniaszek, ka shpjeguar se i biri i tij ka menduar se mund ta shfrytëzonte telefonin e tij të ri – si modem për kompjuter – pasi kishte blerë pakon C$10 nga operatori Bell Mobility – që ofron qasje pa pagesë në internet.


Ai ka shkarkuar filma dhe skedarë të rezolucionit të lartë, duke mos ditur se të gjitha ato do t’i shtoheshin në llogari të celularit.

"Ai punon i vetmuar në fushat e naftës – dhe shpesh ndjehej i vetmuar. Nuk kishte zgjidhje tjetër – ose të pinte vodka ose të kyçej në internet”, ka shpjeguar gjendjen e të birit Staniaszeku plak.

Sipas faturës, shuma të cilën Staniaszek duhet ta paguaj për muajin nëntor, është mbi 55 mijë dollarë, ndërsa përfshirë këtu edhe ditët e dhjetorit, kjo shumë ka arritur në mbi 83 mijë dollarë.

Staniaszek ka shpjeguar se operatori i telefonisë, Bell, është pajtuar që ta shlyej borxhin e birit të tij, si shenjë e “vullnetit të mirë”, mirëpo duke ia lënë një faturë prej mbi 3.000 dollarësh. Edhe kjo shumë duket shumë e madhe për Staniaszekun plak.

Ai ka thënë se i biri i tij nuk ka aq para, ndërsa zyrtarët e kompanisë Bell, kanë thënë se ai nuk është dashur të shkarkonte dosje të tilla, sepse një gjë e tillë është precizuar në kontratë.