LAJMI I FUNDIT:

Për herë të parë pas 100 vjetësh, ligjvënësit në Dhomën e Përfaqësuesve nuk arrijnë të zgjedhin kryetarin në raundin e parë

Për herë të parë pas 100 vjetësh, ligjvënësit në Dhomën e Përfaqësuesve nuk arrijnë të zgjedhin kryetarin në raundin e parë

Për herë të parë pas 100 vjetësh ligjvënësit në Dhomën e Përfaqësuesve nuk arrijnë të zgjedhin kryetarin në raundin e parë të votimit.

Republikani Kevin McCarthy nuk arriti të siguronte votat e nevojshme për të marrë drejtimin e Dhomës, pasi nuk u mbështet nga një pjesë e kolegëve të tij.

Ai mori 203 vota, republikani tjetër Andy Biggs 10 vota ndërsa kandidati demokrat Heekm Jeffires 212 vota.


Kevin McCarthy u bë politikani i parë që nga viti 1923 që nuk zgjidhet që në raundin e parë.

Ai është zotuar se do të luftojë deri në fund.

Pas zgjedhjeve të nëntorit 2022, republikanët rimorën kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve, por në ditën e parë të punimeve të saj dështuan të zgjedhin e kryetarin e Dhomës.

Pa zgjedhjen e Kryetarit, Dhoma e Përfaqësuesve nuk mund të kryejë veprimtaritë e saj.

Ligjvënësit e bëjnë betimin për mandatin e tyre dyvjeçar pas zgjedhjes së kryetarit.

Kandidatura e zotit MCarthy kundërshtohet nga një brez i ri republikanësh që mbështesin ish presidentin Donald Trump, të cilët thonë se ai nuk është konservator sa duhet dhe nuk është aq i ashpër për të luftuar demokratët. /VOA/

Në trend Botë

Më shumë
Bota u mbyll, ata jo - si janë pesë vjet më vonë ata që nuk iu frikësuan COVID-19

Bota u mbyll, ata jo - si janë pesë vjet më vonë ata që nuk iu frikësuan COVID-19

Botë
U përjashtua nga Kongresi sepse ia ndërpreu fjalën Trumpit, kongresisti amerikan thotë se nuk është pishman

U përjashtua nga Kongresi sepse ia ndërpreu fjalën Trumpit, kongresisti amerikan thotë se nuk është pishman

Amerika
Kanadezët bojkotojnë produktet amerikane, shitësit heqin nga raftet e dyqaneve gjithçka të SHBA-së

Kanadezët bojkotojnë produktet amerikane, shitësit heqin nga raftet e dyqaneve gjithçka të SHBA-së

Amerika
Trump paralajmëron Hamasin: Lironi pengjet, ose largohuni nga Gaza - ky është rasti juaj i fundit për të shpëtuar të gjallë

Trump paralajmëron Hamasin: Lironi pengjet, ose largohuni nga Gaza - ky është rasti juaj i fundit për të shpëtuar të gjallë

Amerika
Aeroplanët me ndihma ishin duke fluturuar drejt Ukrainës, më pas arriti urdhri i Trumpit

Aeroplanët me ndihma ishin duke fluturuar drejt Ukrainës, më pas arriti urdhri i Trumpit

Evropa
Precedent i paparë deri më tani - Administrata Trump zhvilloi bisedime sekrete me Hamasin, Izraeli mëson detajet nga të tjerët

Precedent i paparë deri më tani - Administrata Trump zhvilloi bisedime sekrete me Hamasin, Izraeli mëson detajet nga të tjerët

Azia
Kalo në kategori