LAJMI I FUNDIT:

Për rezultat pozitiv në Zvicër

Për rezultat pozitiv në Zvicër

Skuadra e Prishtinës në konkurrencën e femrave sot do të përballet me ekipin zviceran, Basel Regio, në kuadër të rrethit të tretë të Cup Winners Cup.

Ekipi prishtinas nga kjo ndeshje synon të nxjerr një rezultat pozitiv” Ne jemi të përgatitur mirë për këtë takim. Kundërshtarin e njoh, dhe jemi të barabartë. Nga kjo ndeshje synojmë rezultat pozitivë”, ka thënë trajneri i prishtinës, Beqir Hasanxhekaj.

Në sezonin e kaluar, klubi nga Bazeli ia ka dalë për herë të parë të kualifikohet për gara ndërkombëtare. Dhe sprovën e parë në këtë drejtim Regio Basel do ta ketë në ndeshjen me klubin e hendbollit të femrave, Prishtina

Kurse, në garat e edicionit të kaluar Prishtina kishte eliminuar skuadrën greke GAS Megas Alexandros kurse më pas është mposhtur nga skuadra sllovene Zagorje.


Në radhët e skuadrës zvicerane luan edhe kosovarja Flaka Dervishaj. Ndeshja do të luhet sot në sallën Rankhofhalle të Bazelit, duke filluar në orën 17.00. /Express/Telegrafi/