LAJMI I FUNDIT:

Për pak sekonda mbeti pa paratë që i kishte kursyer tërë jetën – afro-amerikanit ia vjedhin para bankës 200 mijë dollarët që i kishte tërhequr

Për pak sekonda mbeti pa paratë që i kishte kursyer tërë jetën – afro-amerikanit ia vjedhin para bankës 200 mijë dollarët që i kishte tërhequr

Një afro-amerikan nga Kalifornia ka humbur të gjitha paratë që i kishte kursyer tërë jetën, para një banke pak momente pasi i kishte tërhequr hiq më pak se 200 mijë dollarë – për ta ndihmuar familjen e tij gjatë kohës së pandemisë së coronavirusit.

Francisco Cornejo ishte nisur në drejtim të veturës së tij kur u sulmua nga një hajn. Në videon e publikuar më poshtë që e ka filmuar një kalimtar rasti, shihet se si Cornejo rrëzohet në tokë kurse i dyshuari largohet me shpejtësi me çantën plotë me para, transmeton Telegrafi.

Cornejo që ka pësuar lëndime trupore, kishte tërhequr paratë nga një filial e bankës. Me ato para planifikonte të ndihmonte familjarët me shpenzimet e shumta gjatë pandemisë së coronavirusit.


“Prindërit e mi kishin nevojë për ato para për t’i mbijetuar pandemisë, sepse të dy ishin të papunë – ta mbajnë gjyshen time 94-vjeçe e cila ka shpenzime të mëdha mjekësore, të paguajnë shkollimin e motrës time”, ka deklaruar viktima e sulmit.

Ai ishte parkuar me veturë sa më afër që ishte e mundur sepse e dinte se çfarë shume të parave do të tërhiqte. Por pa kaluar 30 sekonda, ai është sulmuar, rrahur dhe plaçkitur – duke ia marrë të gjitha paratë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Serbia
Macron, Putinit: Duhet t’i japësh fund taktikave të vonesës për armëpushim

Macron, Putinit: Duhet t’i japësh fund taktikave të vonesës për armëpushim

Evropa
Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Serbia
Kanada shtriu tapetin e kuq për Rubion - mjaftueshëm për një hap të vetëm

Kanada shtriu tapetin e kuq për Rubion - mjaftueshëm për një hap të vetëm

Amerika
Trump bisedon me Putinin - nuk jep shumë detaje

Trump bisedon me Putinin - nuk jep shumë detaje

Amerika
Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Evropa
Kalo në kategori