LAJMI I FUNDIT:

Për padinë e Kosovën në Arbitrazh – Pacolli thotë se vetëm po kërkon 6 milionë eurot që iu rrëmbyen

Për padinë e Kosovën në Arbitrazh – Pacolli thotë se vetëm po kërkon 6 milionë eurot që iu rrëmbyen
Foto: Arkiv

Kompania “MABCO Constructions”, e ka paditur Qeverinë e Kosovës, përkatësisht Ministrinë e Drejtësisë, lidhur me rastin e Hotel Grandit, të cilin Behgjet Pacolli e kishte blerë, por që më pas i ishte anuluar ky privatizim.

Por, ndaj lajmit për padi ka reaguar ish-zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli.

Përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se ai personalisht nuk ka kërkuar që shteti i Kosovës t’i paguajë diçka.


Pacolli thotë se firma e tij, Mabetex vetëm po kërkon kthimin e 6 milion eurove që i’u janë rrëmbyer padrejtësisht nga grupet mafioze të Kosovës.

“Në media kosovare lexova se “Pacolli në arbitrazh kërkon miliona EU nga Kosova”. Kjo nuk është krejtësisht ashtu, Mabetexi kërkon vetëm kthimin e mjeteve të veta. Në asnjë rast nuk është pretenduar as nga Pacolli ose dikush që ka lidhje me të që Kosova ti paguan diçka. Në arbitrazh, Mabetex në Lugano kërkon vetëm kthimin e 6 milion Eurove që i’u janë rrëmbyer padrejtësisht nga grupet mafioze të Kosovës, grupe këto që kishin depërtuar në institucionet e Kosovës. Sidoqoftë, nuk bëhet fjalë për paratë e Kosovës por për paratë e veta, të kompanisë që grupet mafioze në Kosovë i kanë rrëmbyer padrejtësisht”, shkruan ai.

Hotel Grandin e kishte blerë Mabco (Mabetex) e më pas i ishte anuluar ky privatizim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ekzekutohen pagat me rritje në sektorin publik

Ekzekutohen pagat me rritje në sektorin publik

Ekonomi

"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës

Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës

Drejtësi
Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje

Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje

Lajme
Ambasadori Ajeti: Hamburgu po shkruan histori, pesë kandidatë me prejardhje nga Kosova garojnë për zgjedhjet e landit

Ambasadori Ajeti: Hamburgu po shkruan histori, pesë kandidatë me prejardhje nga Kosova garojnë për zgjedhjet e landit

Lajme
Dyshohet se i dhunoi dy vajza sa ishin të mitura, Prokuroria në Ferizaj thotë se viktimat dhe i dyshuari janë familjarë

Dyshohet se i dhunoi dy vajza sa ishin të mitura, Prokuroria në Ferizaj thotë se viktimat dhe i dyshuari janë familjarë

Lajme
Kalo në kategori