LAJMI I FUNDIT:

Për marrëveshjen me Serbinë, Kurti: Nuk ka mbetur edhe shumë kohë, duhet ta kryejmë sa më shpejt

Për marrëveshjen me Serbinë, Kurti: Nuk ka mbetur edhe shumë kohë, duhet ta kryejmë sa më shpejt

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se nuk ka mbetur edhe shumë kohë për të arritur marrëveshjen përfundimtare midis Kosovës dhe Serbisë.

Këto deklarata Kurti i bëri të ditur në një intervistë për “Conflict Zone” në Deutsche Welle, ku edhe iu përgjigj deklaratës së të dërguarit të BE-së, Miroslav Lajçak që mundësia për anëtarësimin e Kosovës në BE do jetë jashtë tavolinës, nëse nuk arrihet marrëveshja deri në maj të vitit 2024.

“Jam dakord që nuk kemi shumë kohë dhe jetojmë në kohë jo vetëm të rrezikshme, por edhe të paparashikueshme. Prandaj, nuk jam i sigurt nëse kemi edhe dy vjet kohë. Duhet ta bëjmë sa më shpejt atë. Dhe për këtë jam gati të angazhohem në mënyrë konstruktive në bisedimet në Bruksel sa herë që ata të na ftojnë”, ka deklaruar Kurti, transmeton Telegrafi.


Kurti mes tjerash ka thënë se dialogu në Bruksel duhet të përfundojë me njohje reciproke.

“Relacionet midis Kosovës dhe Serbisë nuk janë normale por ne duhet t’i normalizojmë, dhe dialogu është rruga. Dhe ky dialog duhet të përfundojë me njohje reciproke”.

Ndërkohë, në Raportin e Progresit të publikuar këtë javë nga Komisioni Evropian, i është kërkuar palëve që të arrijnë sa me parë një marrëveshje finale. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Lajme
Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Lajme
Ramabaja: Për të varfrit rryma është e lirë, por ata që nxehen me rrymë paguajnë shtrenjtë

Ramabaja: Për të varfrit rryma është e lirë, por ata që nxehen me rrymë paguajnë shtrenjtë

Lajme
Paralajmërimi i Alibeajt: Është radha e Edi Ramës në SPAK

Paralajmërimi i Alibeajt: Është radha e Edi Ramës në SPAK

Lajme
Buzhala: Qeveria dhe KEK-u po bëjnë gabim prej 170 milionë eurosh në rikonstruimin e njësisë A3

Buzhala: Qeveria dhe KEK-u po bëjnë gabim prej 170 milionë eurosh në rikonstruimin e njësisë A3

Lajme
FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

Siguri
Kalo në kategori