LAJMI I FUNDIT:

Për kritikat në Serbi lidhur me Kosovën, Vuçiq: Doni paqe, apo t’i dërgoni fëmijët në luftë?

Për kritikat në Serbi lidhur me Kosovën, Vuçiq: Doni paqe, apo t’i dërgoni fëmijët në luftë?

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se do të jetë gjithnjë e më e vështirë për Serbinë pasi situata në botë po komplikohet dhe se Perëndimi dëshiron ta marrë “kartën e Kosovës” nga duart e presidentit rus Vladimir Putin.

Duke folur për kritikat për politikën në lidhje me Kosovën, Vuçiq pyeti “a doni paqe, apo t’i dërgoni fëmijët në luftë”.

“Doni paqe? Mos u ankoni se gjithçka në botë është tradhti”, tha Vuçiq nga Abu Dhabi.


Siç transmeton “N1”, Vuçiq vlerësoi se konflikti ukrainas-rus do të vazhdojë të përshkallëzohet, sepse në fjalimet e sotme të presidentëve të Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, Vladimir Putin dhe Joe Biden, askush nuk foli për paqen, por vetëm për fitoren ndaj palës tjetër, transmeton Telegrafi.

Për Putinin, e vërteta është në anën e Rusisë, dhe për Biden, Ukraina nuk është vendi ku Rusia do të fitojë.

“Është e qartë se po shkojmë drejt ndezjes së mëtejshme të konfliktit”, tha Vuçiq nga Abu Dhabi, ku mori pjesë në panairin ndërkombëtar të armëve.

“Është e qartë se askush nuk dëshiron të pranojë një zgjidhje të mesme, por fitoren e tyre dhe humbjen e palës tjetër”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Dyshime për keqpërdorim të votave nga diaspora, prokuroria nis hetimet ndaj Martin Berishajt

Dyshime për keqpërdorim të votave nga diaspora, prokuroria nis hetimet ndaj Martin Berishajt

Lajme
Specialja apelon vendimin me të cilin u konfirmua pjesërisht aktakuza ndaj Thaçit dhe tjerëve për pengim të drejtësisë

Specialja apelon vendimin me të cilin u konfirmua pjesërisht aktakuza ndaj Thaçit dhe tjerëve për pengim të drejtësisë

Drejtësi
Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Lajme
Për dy javë Ambasada e Gjermanisë në Kosovë pranoi mbi 8 mijë kërkesa për viza pune

Për dy javë Ambasada e Gjermanisë në Kosovë pranoi mbi 8 mijë kërkesa për viza pune

Lajme
Nga fotot çift te filxhanët e kafesë, gabimet që bëjnë shqiptarët gjatë regjistrimit për zgjedhjet e 11 Majit

Nga fotot çift te filxhanët e kafesë, gabimet që bëjnë shqiptarët gjatë regjistrimit për zgjedhjet e 11 Majit

Lajme
Kalo në kategori