Gjatë këtij viti në Kosovë nga kafshimi i gjarpërinjve, ndihmë mjekësore kanë kërkuar 21 persona.
Trembëdhjetë prej tyre kanë qenë të shtrirë në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në gjendje të rëndë shëndetësore, ka thënë drejtori i Klinikës Infektive, Hamdi Ramadani.
“Në Klinikën Infektive, nga muaji mars, kur ka qenë rasti i parë i kafshimit nga gjarpri, deri më sot kanë qenë të shtrirë 13 pacientë që janë trajtuar në një gjendje shëndetësore shumë të rëndë. Është dhënë terapi specifike dhe është bërë një ekip mjekësor, bashkë me mjekët e Kirurgjisë vaskulare dhe plastike. Pas disa ditësh kanë shkuar në shtëpi të shëruar”.
“Tetë të tjerë janë trajtuar me terapi ambulatore e me terapi specifike. Pra, 21 persona kanë qenë të trajtuar gjithsej nga kafshimi i gjarpërinjve. Aktualisht, nuk kemi pacientë që po kërkojnë ndihmë, ndonëse ne kemi terapi specifike”, ka bërë të ditur Ramadani.
Ndërkaq, në po të njëjtën klinikë edhe nga pickimi i rriqrave ndihmë mjekësore kanë kërkuar 15 pacientë, si raste të referuara nga e gjithë Kosova të dyshuar për ethe hemorragjike.
“Në këtë klinikë kemi edhe raste të pickimit të rriqrave, e që nga muaji qershor të shtrirë si raste të dyshimta me ethe hemorragjike kanë qenë 15 pacientë. Mirëpo, vetëm 2 raste kanë rezultuar me ethe hemorragjike, një nga Drenasi dhe një nga Gjakova. Gjendja shëndetësore është jashtë rrezikut për jetë”, ka shpjeguar ai.
Ndryshe, vetëm në Komunën e Malishevës, e që është një nga zonat më endemike me rriqra, gjatë këtij viti janë pickuar 1,030 qytetarë.
Drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë, Besim Zogaj, ka treguar për rritjen e numrit të qytetarëve të pickuar nga rriqrat, por gjithashtu ka theksuar faktin se asnjë rast nuk ka rezultuar me ethe hemorragjike.
“Numri i qytetarëve që kanë kërkuar ndihmë shëndetësore nga pickimi i rriqrave është 1,030. Ky numër është vetëm për Komunën e Malishevës. Ka raste sporadike që vijnë edhe nga vendet e tjera të Kosovës, por kryesisht nga Malisheva. Asnjë rast nuk është infektuar me ethe hemorragjike”.
“Ajo që ka ndikuar në përmirësimin e situatës është masa parandaluese, spërkatja selektive, repelimi i kafshëve nëpërmjet Agjencisë së Veterinës të Kosovës, edukimi shëndetësor, ligjëratat në shkollat fillore e të mesme, etj. Këto kanë ndikuar në përmirësim të situatës krahasuar me vitet paraprake”, është shprehur Zogaj.
Problemi mjedisor, me të cilin është ballafaquar Kosova prej vitesh, me pickimin e rriqrave dhe ethet hemorragjike, sipas profesionistëve shëndetësorë, është bërë një problem kronik.
Zonat e identifikuara endemike me rriqra janë Malisheva, Rahoveci, Suhareka dhe Klina.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, nëpërmjet Ministrisë së Shëndetësisë, bashkë me grupin ndërministror, ku hyn edhe Ministria e Bujqësisë, Agjencia e Veterinës dhe Ushqimit, Ministria e Punëve të Brendshme, dhe Ministria e Mjedisit, ka disa vjetqë po zbatojnë planin operacional për parandalimin e sëmundjes së etheve hemorragjike.
Si rezultat, në vitin 2014, 2015, si dhe këtë vit, nuk ka pasur vdekje të personave nga ethet hemorragjike,krime kongo
Nga ethet hemorragjike, vetëm gjatë vitit 2013, kanë vdekur 11 persona dhe janë pickuar nga rriqrat 5,200 të tjerë.
Ndërkaq, problemi me kafshimin e gjarpërinjve ka qenë prezent edhe vitin e kaluar. 14 persona patën kërkuar ndihmë mjekësore në Klinikën Infektive, ku sipas zyrtarëve shëndetësorë, gjendja e tyre ka qenë mjaft e rëndë, por ka kaluar pa pasoja fatale.
Kafshimi nga gjarpri mund të kalojë në sëmundje që njihet si mjaft serioze. Sipas studimeve botërore, rreth 2 për qind e të sëmurëve mund të përfundojnë me fatalitet. /rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kjo është gjendja e nxënësve të aksidentuar dje në Vushtrri

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Gjenerali i Ushtrisë së SHBA-së takohet me Enrico Barduanin, flasin për situatën e sigurisë në Kosovë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës