LAJMI I FUNDIT:

Për gjashtë muaj janë kryer 21 mijë operacione në QKUK

Për gjashtë muaj janë kryer 21 mijë operacione në QKUK

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK), dr. Basri Sejdiu, para Bordit Drejtues të SHSKUK-së, ka paraqitur raportin gjashtëmujor të vitit 2018.

Sipas një njoftimi, në fillim të raportimit, ai njoftoi se është bërë riorganizim i brendshëm me strukturë të re organizative në SHSKUK, planifikim i mirëfilltë i kërkesave për pajisje mjekësore për njësitë përbërëse të SHSKUK-së.

Sipas tij, pajisjet e para veç kanë ardhur, përderisa në procedurë të liferimit janë edhe pajisje të tjera që do të mundësojnë punë më kualitative në klinikat e QKUK-së.


Si hap i rëndësishëm për përmirësim i shërbimeve kualitative, ai përmendi edhe funksionalizimin 24-orësh, në Shërbimin e Kardiokirurgjisë me Kardiologji Invazive, përmirësimi dhe rinovimi i hapësirave të emergjencës, projektin e ambulancave dhe administratës dhe projekte të tjera.

Duke prezantuar statistikat e punës, ai njoftoi anëtarët e Bordit Drejtues se në periudhën, janar-qershor2018, u ofruan 3.6 milion shërbime, 444 mijë ditë shërimi, me 83 mijë pacientë të shtrirë. Poashtu, në SHSKUK, për gjashtë muaj, janë kryer 21 mijë operacione, 675 mijë shërbime ambulantore.

Në këtë periudhë kohore janë ofruar 1.4 milion shërbime (parametra) laboratorike janë për 247 mijë pacientë.

Sipas raportit, në këtë periudhë kishte 10886 lindje, 61893 shërbime të dializës.

Shërbimi i Kardiokirurgjisë me Kardiologji Invazive gjatë kësaj periudhe ka kryer 647 stentime, 1159 Koronarografi dhe 104 operacione kardiokirurgjike. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Doni të siguroheni se cila është qendra juaj e votimit? - verifikoje për pak sekonda me një proces shumë të lehtë

Doni të siguroheni se cila është qendra juaj e votimit? - verifikoje për pak sekonda me një proces shumë të lehtë

Lajme
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Lajme
Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi dhe Isuf Zejna deklarohen të pafajshëm – Ymer Dragusha pranon fajësinë

Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi dhe Isuf Zejna deklarohen të pafajshëm – Ymer Dragusha pranon fajësinë

Drejtësi
Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

Lajme
Intervistë mes Shkurte Fejzës dhe djalit të saj, kandidatit për deputet nga PDK, Arbër Behluli - Pasioni dhe angazhimi i tij politik

Intervistë mes Shkurte Fejzës dhe djalit të saj, kandidatit për deputet nga PDK, Arbër Behluli - Pasioni dhe angazhimi i tij politik

Lajme
Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ tregon se cilat janë qendrat e votimit me kusht në qytetin tuaj

Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ tregon se cilat janë qendrat e votimit me kusht në qytetin tuaj

Lajme
Kalo në kategori