LAJMI I FUNDIT:

Për Bajram, në Ballkan Ligë!

Për Bajram, në Ballkan Ligë!

Edhe pse festa e Kurban Bajramit është ditë e madhe për të gjithë kosovarët dhe të gjithë pushojnë, për Sigal Prishtinën është ndryshe, pasi që ata do ta festojnë rrugëtimin e tyre drejt Evropës, më saktësisht drejt Ballkan Ligës.

Pas shumë dekadave të izoluar, nesër përfundimisht Sigal Prishtina do ta thyejë këtë ndalesë duke filluar rrugëtimin e tyre drejt Evropës.

KB SIGAL Prishtina nesër në ora 10:30 fillon rrugëtimin e saj në Ligën Ballkanike ku edhe e bën nisjen për Kumanovë të Maqedonisë ku me datë 16 tetor 2013, nga ora 17:30, do të zhvillojë lojën e parë zyrtare ndërkombëtare.

KB SIGAL Prishtina dëshiron ti falënderojë të gjithë ata që kontribuuan që ky klub të jetë aty ku është sot dhe i siguron të gjithë që krahas përfaqësimit të denjë që do t’ia bën qytetit të Prishtinës do ta përfaqësoj edhe Kosovën. /Telegrafi/