Shqiptarët janë populli që emigrojnë më shumë. Në vetëm 9 vite 500 mijë shqiptarë nga Shqipëria kanë ikur nga vendi i tyre.
Por edhe shqiptarët e Kosovës janë larguar, pasi janë të paktën, 264 mijë persona. Gjithashtu nga Maqedonia e Veriut pjesa dërmuese e 160 mijë personave që emigruan janë shqiptarë.
Këto janë pamjet e vitit 2015 kur nisi një fluks për të ikur nga Shqipëria. I njëjti fenomen ndodhi edhe në Prishtinë. Por edhe në qytetet shqiptare në Maqedoni.
Instituti për Studime Ekonomike Ndërkombëtare i Vjenës ka publikuar raportin e fundit për emigrimin nga Ballkani Perëndimor ku përllogariti se nga 2010 deri në vitin 2019 janë larguar 1.5 milionë qytetarë ku në krye qëndron Shqipëria me gjysmë milioni.
Raporti thekson se ka emigracion nga çdo grupmoshë, por në Shqipëri emigrojnë në masë edhe personat me nivel të lartë arsimi. Faktor themelor është varfëria, por sociologia Marsida Simo shikon edhe shkaqe te tjera.
“Do doja ta bëja me një ndarje në tre etapa. Pas 90’ si një emigracion me karakter politik për shkak të mos stabilitetit politik në vendin tonë. Do doja ta ndaja në periudhën e dytë në 2000-2010, me një karakter ekonomik dhe pas 2010 me një karakter socio-psikologjik. Shkaqet kryesore është në tërësi e gjithë kjo frymë pesimiste që shkaktohet për shkak të mos stabilitetit ekonomik, për shkak të mos gjetjes së një pune, por edhe të hapësirave të tjera për të gjetur veten të rinjtë, sepse arsimi nuk është çështja vetëm sa efektive është por edhe sa mund ti çojnë njerëzit këto njohuri në tregun e punës”, shprehet ajo për Top Channel.
Gjithashtu edhe rrjetet e krijuara të diasporës ndikojnë, pasi ofrojnë informacion dhe burime që lehtësojnë emigrimin.
“Po të bëjmë një sondazh më të shpejtë duke marrë familjet tona, secili prej nesh ka një emigrant dhe besoj se pjesa më e madhe e emigrantëve na shtyn edhe ne drejt emigrimit, pra nuk ndodh e kundërta. Edhe pse ata kanë vuajtur dhe kanë problemet e tyre me shokun kulturor sërish e kanë gjetur veten qoftë kjo edhe me punësimin dhe të ardhurat bazike që këtu në vendin tonë kryesisht për pjesën më të madhe mungojnë.”
Shteti Qytetarë
Shqipëria 498 875 mijë
Kosova 246 540 mijë
Maqedonia e Veriut 160 633 mijë
Serbia 351 730 mijë
Mali i Zi 22 080 mijë
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri