LAJMI I FUNDIT:

Pensionisti ia shti flakën ndërtesës

Pensionisti ia shti flakën ndërtesës

Pasi që i kishte zbrazur disa litra insekticidë në gypat e ventilimit, një pensionist polak, i çmendur nga buburrecat të cilët ia kishin pushtuar banesën, ka hedhur në të njëjtin gyp edhe lëndë djegëse...

Marcin Bartosz në gypat e ventilimit ka zbrazur disa litra të fluidit ndezës, e pasi që e ka vërejt se helmi nuk ka asnjë efekt, në ventilim ka hedhur edhe lëndë djegëse.

Kjo, natyrisht, ka shkaktuar shpërthim në bllokun e banesave në Lublin, i cili ka përfunduar si gërmadhë, derisa 74-vjeçar Bartosz në spital me djegie të shkallës së tretë.

Për çudi askush nga fqinjët nuk është lënduar.