Pendarovski: Më shumë njerëz dhe institucione janë të përfshirë në vjetërsimin e lëndëve
Presidenti, Stevo Pendarovski konsideron se do të ishte naive dhe tejet simplifikuese, që faji për të gjitha defektet në shoqëri të reduktohet në një person. Pendarovski në intervistë për BIRN thekson se vjetërsimi i veprave tregon që në mënyrë sistematike gjërat nuk janë vendosur mirë.
“Të gjithë që kuptohen madje së paku në jurisprudencë, e dinë se siç vjetërsohet lënda, në të cilën janë të involvuar shumë njerëz, avokatë gjykatës, juri, mediume që ndjekin, që të vjetërsohet një lëndë e tillë, nuk duhet të arrish marrëveshje vetëm me një person. Nuk mundet vetëm me një person ta vjetërsosh rastin! Më shumë njerëz dhe institucione janë të përfshirë dhe unë nuk do ta apostrofoja vetëm gjykatësin, (nuk i adi as emrin) tek i cili konkretisht është vjetërsuar rasti”, thotë Pendarovski në intervistë, përcjell AIM.
Ai thekson se ambicia në mandatin e tij është të braktiset praktika që presidenti të përjetohet si promovues dhe ndonjëherë si mbrojtës joparimor i partisë që e ka kandiduar. “Mendoj të jem urë mes pushtetit dhe opozitës dhe të jem pozitë politike e vendosur mbi partitë”, thotë presidenti, i cili në intervistë komenton për gjendjet në jurisprudencë.
Për të ata janë kyç nga aspekti i eurointegrimeve. Ai e përsëriti habinë e tij nga vjetërsimi i rastit për Gruevskin në lëndën “Trajektorja” dhe nga ikja e ish-kryeministrit.
Pendarovski mbetet në qëndrimin se “sistematikisht, gjërat nuk janë vendosur mirë” duke insistuar gjithashtu në pohimin se për ikjen e Gruevskit nuk mund të jetë përgjegjës vetëm një njeri.
“Nuk është vetëm një person ai që nuk ka arritur të vërejë se po organizohet ikja e Gruevskit. Atij, sipas ligjit që ai e solli në kohën e tij, i janë dhënë disa inspektorë që ta ruajnë. Vetëm këtu nuk është një person në ndërrime të ndryshme”, shton Pendarovski.
“Unë pohoj, përsëris, vetëm një person nuk mund ta organizojë ikjen”, thotë ai.
Ai në intervistë e përsëritë qëndrimin se Shengeni i vogël nuk mund të jetë zëvendësim për integrimet evropiane, ndërkaq vlerësimi i keq i asaj se do të marrim datë për fillim të negociatave, ai konsideron se bazohet në atë që Qeveria dhe ai nuk kanë pasur informatë burimore nga Pallati i Eliseut.
“Një ministër nga një vend tjetër anëtar, gjatë një bisede joformale më garantoi se Franca nuk do të na bllokojë. Tha se nuk ka gjasa”, thotë Pendarovski.
Lidhur me non-pejperin francez, Pendarovski theksoi se opinioni i vendit nuk e pa elementin më të rëndësishëm të dokumentit, se Franca propozon metodologjia e re të miratohet në janar, që në mënyrë të implikuar lë hapësirë për optimizëm rreth datës deri në pranverë.
“Macron më tha, ne dëshirojmë në muajt në vijim ta ofrojmë atë, të marrim input nga vendet e tjera anëtare dhe ta miratojmë jo më vonë se në mars”, thotë ai, duke lënë, megjithatë, rezervë rreth vendimeve të vendeve të tjera anëtare rreth propozimit francez.
Paraardhësi Gjorge Ivanov, në trashëgimi i la edhe kabinet të stërmbushur, mes të cilëve ka edhe njerëz të besueshëm të Nikolla Gruevskit, Punësime në kabinetin në Vodno ka pasur edhe pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Përzhinos. Pendarovski si bashkëpunëtor i Trajkovskit dhe Cërvenkovskit përkujton se në periudha të ndryshme në kabinetin presidencial ka pasur deri 37 të punësuar. Tani janë 61.
“Shumë është rritur numri i të punësuarve, ndërsa buxheti është i njëjtë si para pesë viteve, një milion e 150.000 euro”, shton Pendarovski në intervistën për “BIRN”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës