LAJMI I FUNDIT:

Pendarovski: Ruajtja e perspektivës për anëtarësim në BE është shtytësi kryesor për reforma në Ballkanin Perëndimor

Pendarovski: Ruajtja e perspektivës për anëtarësim në BE është shtytësi kryesor për reforma në Ballkanin Perëndimor

Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski, ka marrë pjesë në mbledhjen e 20-të në nivel të lartë të organizatës Qendra ndërkombëtare “Nizami Ganxhavi”, që u mbajt në kuadër të Kuvendit të Përgjithshëm të 76-të të OKB-së.

Pendarovski ka mbajtur fjalim në lidhje me temën: Çfarë do të thotë paqja dhe stabiliteti në shekullin 21. Në fillim të fjalimit të tij ai foli për përvojat e vendeve të Ballkanit Perëndimor pas komunizmit, duke thënë se për arsye të shumta objektive, asnjë nga vendet nuk mund të numërohet si lider në periudhën post-komuniste në Evropë.

Me këtë rast, Presidenti iu referua përvojave të Maqedonisë së Veriut, duke theksuar kompromiset e bëra me fqinjët, anëtarësimin në NATO dhe angazhimin e vendit në integrimin në Bashkimin Evropian.


Në të njëjtën kohë, Presidenti Pendarovski deklaroi se ruajtja e perspektivës së anëtarësimit në Bashkimin Evropian është shtytësi kryesor për reformat, jo vetëm në RMV, por edhe në Ballkanin Perëndimor, ndërsa vetë anëtarësimi – kyç për të siguruar stabilitet afatgjatë, paqe dhe prosperitet në rajon.

Përveç kësaj, në fjalimin e tij, Presidenti theksoi rëndësinë e marrëdhënieve midis Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara, kur flitet për paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor, duke vënë në dukje se sa herë që marrëdhëniet midis BE dhe Shteteve të Bashkuara ishin të mira dhe të forta, atëherë janë parë përfitimet për rajonin, Evropën dhe rajonin Euro-Atlantik në tërësi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Drejtësi
Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Lajme
KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Politikë
Kurti uron Merzin për fitoren në Gjermani: Presim të thellojmë bashkëpunimin

Kurti uron Merzin për fitoren në Gjermani: Presim të thellojmë bashkëpunimin

Lajme
Kalo në kategori