Pendarovski: Nuk kemi alternativë pos BE-së, për identitetin nuk negociojmë
Identiteti dhe gjuha maqedonase nuk janë dhe as nuk mund të jenë subjekt i negociatave. Identiteti ynë dhe gjuha maqedonase janë rezultat i një fakti kulturor dhe shkencor, rezultat i shumë viteve të zhvillimit historik dhe kulturor. Në fakt, procesi i zhvillimit të identitetit dhe gjuhës sonë nuk ndryshon nga zhvillimi i gjuhëve dhe kulturave të kombeve fqinje, tha presidenti Stevo Pendarovski në një intervistë për “Politikën” e Beogradit në botimin e sotëm.
“Maqedonia e Veriut, në krahasim me fqinjët e saj, e konkretizoi shtetësinë e saj më së voni përmes një procesi kompleks të luftës për çlirimin kombëtar dhe emancipimin dhe ndoshta ai faktor ka një ndikim të madh në disa tendenca negative në një pjesë të opinionit dhe politikanëve në vendet fqinje. Sidoqoftë, shtetësia jonë dhe gjuha jonë standarde janë një proces i plotë dhe ai fakt duhet të pranohet nga të gjithë, si një hap kryesor drejt ndërtimit të bashkëpunimit, duke pasur parasysh që të gjitha vendet fqinje kanë të njëjtin orientim strategjik në Bashkimin Evropian”, thotë Pendarovski.
Lidhur me pengesat në rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe vendeve në rajon, Pendarovski tha se Republike e Maqedonisë së Veriut bëri kompromise të vështira në mënyrë që të bëhet një anëtare e plotë e NATO-s dhe në të ardhmen një anëtare e BE-së, përcjell AIM nga Beogradi.
“Anëtarësimi në BE është vendimtar për zhvillimin e përgjithshëm të të gjitha vendeve dhe ne nuk kemi asnjë alternativë reale për integrimin evropian. Sidoqoftë, integrimi i rajonit në BE është gjithashtu një interes strategjik për vetë Bashkimin Evropian, si dhe një çështje gjeopolitike, në kontekstin e përpjekjeve për të forcuar rolin e BE-së si një aktore në rendin ndërkombëtar. BE-ja ka bërë një premtim të qartë për vendet në rajon se ata kanë një perspektivë evropiane që nga Samiti i Selanikut 2003. Bërja e përpjekjeve për të realizuar këtë premtim është gjithashtu një çështje e besueshmërisë së vetë Unionit. Ne shpesh dëgjojmë për lodhjen nga zgjerimi, e cila nga aspekti i politikës ditore është e kuptueshme, por strategjikisht, projekti evropian nuk do të përfundojë pa integrimin e rajonit tonë në BE”, tha Pendarovski.
Ai vlerësoi bisedimet me presidentin bullgar Rumen Radev në Shkup dhe Romë si një sinjal pozitiv për marrëdhëniet midis dy vendeve dhe uljen e tensionit që është ndezur në mënyra të ndryshme në periudhën e kaluar.
“Unë besoj se është në interes të të dy vendeve, por edhe të vetë BE-së, të gjendet një mënyrë për të dalë nga situata sa më shpejt që të jetë e mundur dhe në atë kontekst ne vlerësojmë përpjekjet e Presidencës Portugeze të BE-së. Ne e konsiderojmë propozimin e tyre si një bazë solide për zhvillimin e mëtejshëm të bisedimeve. Të dy vendet kanë aftësinë për të zgjidhur çështjet përmes dialogut. Në fakt, ne e vërtetuam këtë me nënshkrimin e Marrëveshjes së Fqinjësisë së Mirë dhe Bashkëpunimit me Bullgarinë në vitin 2017, e cila është një marrëveshje shumë e rëndësishme dhe është baza për ndërtimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit të mëtejshëm midis dy vendeve dhe afrimin e të dy popujve”, thotë Pendarovski.
Duke iu përgjigjur pyetje nga “Politika” për shpërbërjen e Jugosllavisë, idetë për rishikimin e kufijve dhe rolin e NATO-s, Pendarovski tha se “nuk mund të ecni në rrugën evropiane në të njëjtën kohë, dhe nga ana tjetër të mbështesni idetë anakronike që i përkasin historisë politike dhe që nuk kanë asnjë lidhje me realitetin”.
“Shpërbërja e ish-Jugosllavisë është një proces i plotë. Çdo hapje e re e çështjes së kufirit ka potencialin të na kthejë në epokën e luftërave të viteve 1990 dhe të sjellë vuajtje të reja njerëzore dhe pengesa ekonomike. NATO e ka përmbushur premtimin e saj për vendin tim dhe sot RMV-ja është anëtarja e 30-të e plotë e NATO-s, e cila e garanton integritetin territorial dhe pavarësinë e vendit tim”, thotë Pendarovski.
Ai shton se pozicioni i shqiptarëve etnikë, qytetarë të Maqedonisë së Veriut, nuk është pjesë e një ndonjë çështje rajonale shqiptare, por është pjesë e rendit tonë të brendshëm kushtetues dhe politik.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Mustafi: Glorifikimi i kriminelëve dhe ndalimi i aktivistëve, fytyra e vërtetë e regjimit serb
Shkolla e Cërnilishtes në gjendje të mjerueshme, prindërit: Fëmijët janë të rrezikuar nga punimet e stërzgjatura ndërtimore
Hamza tregon se cili është çelësi i gjithë përkrahjes që po ia bëjnë qytetarët
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni
Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe
Dy shqiptarë u ndaluan dhe u larguan nga territori i Serbisë, reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë
Haradinaj: Ndryshimi i administratës në Washington, Kosova nuk ka kohë për të humbur
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar