Pendarovski: Nevojitet zgjim i vetëdijes kolektive dhe individuale, si dhe solidaritet në shoqëri për aksionin klimatik

Presidenti Stevo Pendarovski në fjalimin e tij onlajn në konferencën jubilare ndërkombëtare për integrimet evropiane, këtë vit në temën “Ndryshimet klimatike: sfida dhe ndërtimi i rezistencës”, të cilin e organizon Universiteti Amerikan Kolexh në Shkup.
“Pandemia shkaktoi ngadalësimin, diku edhe në ndërprerjen e plotë të industrisë, të prodhimtarisë, të transportit në shumë vende të botës. Në afat të shkurtër, kjo ka efekt pozitiv ndaj mjedisit jetësor. ‘Oksford analitika’ vlerëson, për shembull, se ‘lëshimet e dyoksid karbonit dukshëm do të ulen në vitin 2020 si rezultat i ndërprerjes së vazhdueshme të shumë aktiviteteve ekonomike”. Satelitët e NASA-s dhe të Agjencisë Evropiane të Hapësirës konfirmuan se vetëm në rastin me Republikën Popullore të Kinës, niveli i dyoksid nitrogjenit është ulur për 40 për qind”, tha Pendarovski.
Sipas tij, këto të dhëna padyshim konfirmojnë dy gjëra. Së pari njeriu është përgjegjës për lëshimin e dyoksid karbonit në atmosferë. Dhe e dyta, se natyra ende mundet për një kohë relativisht të shkurtër të kthejë një pjesë të ekuilibrit të trazuar.
“Megjithatë, shumë ekspertë me të drejtë paralajmërojnë se është shumë herët për të festuar. Bota fillimisht do të ballafaqohet me krizë ekonomike në të cilën shumë qeveri dhe kompani do të bëjnë kompromise në llogari të agjendës ekologjike dhe klimatike. Edhe Forumi Botëror Ekonomik nga prilli i këtij viti konfirmon se edhe pse shumë persona në pandemi e njohin mundësinë për hapa vendimtarë në ristrukturimin e ekonomive, industrive, teknologjisë, në përgjithësi të mënyrës së jetesës, në përputhje me parimet e zhvillimit të qëndrueshëm, megjithatë prioritet do t’i jepet biznesit dhe vendeve të punës. Kjo nënkupton se për një kohë të shkurtë, për fat të keq, do ta kthejmë disbalancin”, theksoi ai.
Pendarovski theksoi se derisa karburantet fosile janë zemra e sistemit global energjetik, ne do të kemi model të paqëndrueshëm ekonomik të rritjes dhe zhvillimit dhe për këtë, zhvillimi ynë ekonomik dhe teknik-teknologjik duhet të bëhet klimatisht joneutral.
“Shkenca, teknologjia, inovacionet janë pjesë shumë e rëndësishme e zgjidhjes, por nuk janë e gjithë zgjidhja. Nëse shpresojmë se teknologjia e re do të na mundësojë të vazhdojmë me shprehitë tona të vjetra, atëherë vetëm do ta përkeqësojmë gjendjen. Që të ndërtojmë rezistencë drejtë pasojave nga ndryshimet klimatike, përveç të teknologjisë së qëndrueshme, nevojiten edhe shprehi të qëndrueshme. Ndërsa shprehitë arrihen dhe përhapen përmes arsimit. Marrëveshjet dhe konventat ndërkombëtare për zhvillim të qëndrueshëm dhe aksion klimatik, përfshirë edhe Qëllimet për zhvillim të qëndrueshëm 2030 të KB-së dhe Marrëveshjes Klimatike të Parisit theksojnë theksojnë një gjë të njëjtë. E ajo është që arsimi i integruar ekologjik nevojitet që të ngritet vetëdija shoqërore dhe të formohen shprehi të qëndrueshme”, tha Pendarovski.
Sipas tij nëse dëshiron të ndërtojë shprehi reale të qëndrueshme, arsimi duhet të promovojë etikë të qëndrueshmërisë, e cila nuk mund të zvogëlohet vetëm në njohur shkencore dhe në vendime teknologjike, por duhet të zgjohet edhe vetëdija individuale dhe kolektive dhe ai parim kërkon disa elemente.
“Së pari, është i nevojshëm zinxhir mes shkencave natyrore dhe shoqërore, ndryshimet klimatike nuk janë vetëm fenomen fizik. Me modelit tonë të zhvillimit, ne i nxitim ndryshimet klimatike. Prandaj, si fenomen hibrid, fizik-kulturologjik, ndryshimet klimatike duhet të adresohen jo vetëm nga ekologjikët dhe nga ekonomistët, por edhe nga sociologët, antrologët, etikët, filozofët… Vetëm me qasjen interdisiplinore do të do të zhvillojmë etikë klimatike që do të na ndihmojë, në mënyrë të drejtë ta kuptojmë marrëdhënien tonë ndaj planetit, ndaj njerëzve dhe ndaj ardhmërisë”, ka thënë Pendarovski.
Për të është me rëndësi edhe solidaritet në shoqëri dhe në çdo shtet, duke e përfshirë edhe tek ne, aksion klimatik duhet të përfshijë sa më shumë segmente nga shoqëria. Prandaj edhe unë e kam mbështetur platformën. “Mos injoro, reago” e cila bashkon ekspertë nga sfera të ndryshme, aktivitete civile, ekologë, krijues të mendimit publik, mediume, individë, me qëllim që të ekspozohen problemet me të cilat përballemi si bashkësi.
“E treta, është e nevojshme solidaritet mes shteteve. Ndryshimet klimatike, është e qartë se sfida që i tejkalon kapacitetet e çdo shteti individual. Ne e nënshkruam dhe e ratifikuam Marrëveshjen e Parisit për ndryshime klimatike. Sipas të a.q. Green Deal të Komisionit Evropian, ata u obliguan, ndërsa ne duam të jemi anëtarë atje, ta bëjnë Evropën kontinenti i parë neutral klimatik deri në vitin 2050. Gjatë vizitës time zyrtare në Austri, vitin e kaluar, e kam përshëndetur iniciativën klimatike të presidentit austriak Van Der Belen”, theksoi presidenti.
Pendarovski theksoi se është e nevojshme edhe solidaritet transgjenerik, me ç’rast, siç tha, gjenerata jonë duhet të heq dorë nga një pjesë e komfordit në jetë për gjeneratat e ardhshme që të mund të jetojnë në përgjithësi.
“Kjo është sfidë e madhe realisht thënë për politikën siç e njohim. Politikanët dhe qeveritë jo çdoherë janë të gatshëm të qëndrojnë pas politikave jo të popullarizuara, rezultatet pozitive të të cilëve do të jenë më të ndjeshëm në afat të gjatë, kur dikush tjetër do të jetë në pushtet. Por, ndryshimet klimatike dhe ndotja nuk mund të jenë çështje ditore politike. Prandaj, si president propozova të përfshihemi me sjelljen e strategjisë mbipartiake shtetërore në efektet negative nga kjo dukuri”, nënvizoi presidenti.
Shprehu siguri se me solidaritet shoqëror, politik dhe ndërkombëtar, do të kemi sukses të ndryshojmë një pjesë të jetëve tona, shprehu prodhuese dhe konsumatore që të mund të zvogëlojmë të paktën një pjesë të arsyeve për ndryshime klimatike./AIM/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Gjashtë persona arrestohen për sulm ndaj policisë pas përleshjes në veri të Mitrovicës

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania