LAJMI I FUNDIT:

Pendarovski: Në këtë ditë “de facto” bëhemi anëtar i NATO-s

Pendarovski: Në këtë ditë “de facto” bëhemi anëtar i NATO-s

Koordinatori kombëtar për NATO, Stevo Pendarovski pas nënshkrimi të protokollit shkroi “26 vite pas Deklaratës në Kuvendin e Maqedonisë dhe 20 vjet pas marrjes së statusit për kandidat formal për anëtarësim, realizuam një nga dy qëllimet më të mëdha strategjike”.

Sipas tij nuk ka dilemë se 6 shkurti do të përmendet si një nga datat më të rëndësishme në historinë më të re të Maqedonisë, për shkak se në këtë ditë “de facto” bëhemi anëtar i NATO-s.

Ndërkaq gjatë ditës në Bruksel në selinë e NATO-s, u nënshkrua nga përfaqësuesit e gjithë 29 vendeve anëtare të NATO-s. Tani pritet edhe ratifikimi i këtij protokolli në kuvendet kombëtare të shteteve anëtare./Telegrafi/