LAJMI I FUNDIT:

Pendarovski: Ndotja e ajrit duhet të zgjidhet së bashku me të gjitha problemet e tjera

Pendarovski: Ndotja e ajrit duhet të zgjidhet së bashku me të gjitha problemet e tjera

Presidenti Stevo Pendarovski sot mbajti fjalim në panel diskutimin “Rinia dhe ndotja e ajrit”, që në organizim të Shoqatës së Studentëve të Mjekësisë u mbajt në Rinia Hab – Zyra e presidentit.

Duke folur në temën “Konsensus nacional kundër ndotjes së ajrit”, presidenti Pendarovski i prezantoi pikat kryesore nga Samiti botëror i lidershipit – COP26 në Glazgov, të mbajtur në nëntor të vitit 2021, si dhe kontributet e miratuara nacionale të rishikuara në përballjen me pasojat nga ndryshimet klimatike.

Presidenti Pendarovski, siç kumtoi kabineti i tij, foli edhe për hapat e tij konkretë që pas marrjes së detyrës i ka ndërmarrë lidhur me këtë temë, duke e përfshirë ngritjen e ndotjes së ajrit në nivel një çështje sigurie, vendosjen si pikë të Këshillit për Siguri dhe përfshirjen e tij në Strategjinë e mbrojtjes.


Sipas presidentit Pendarovski, shumica janë të vetëdijshëm për problemin e ndotjes, por nuk kanë vullnet, ndërsa shumica as kushte financiare apo kushte të tjera të bëjnë ndryshim në mënyrën e jetës.

Ai vuri në dukje edhe numrat e lartë të të vdekurve si pasojë e drejtpërdrejtë apo të tërthortë të ndotjes së ajrit.

Ai u bëri thirrje të rinjve ta shfrytëzojnë entuziazmin e tyre, idetë inovative dhe zgjidhjet kreative për ndryshime pozitive. I inkurajoi të rinjtë të jenë të zëshëm dhe gjithmonë t’i parashtrojnë pyetjet. Ndotja e ajrit, sipas presidentit Pendarovski është mjaft e rëndësishme dhe ka të bëjë në shëndetin dhe jetën e njerëzve dhe për shkak të kësaj nuk dihet të lihet anash, por duhet të zgjidhet së bashku me të gjitha problemet e tjera.

Në panel diskutimin, ku mori pjesë edhe bashkëshortja e presidentit, Elizabeta Gjorgievska, fjalime mbajtën edhe ministri Belim Sali, si dhe Xhulian Vasalo, zëvendësshef i Delegacionit të BE-së.

Në trend Lajme

Më shumë
Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Lajme
​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Lajme
“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Lajme
“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Kalo në kategori