LAJMI I FUNDIT:

Pendarovski: Maqedonia e Veriut është pjesë e Evropës, nuk është fqinje e Bashkimit Evropian

Pendarovski: Maqedonia e Veriut është pjesë e Evropës, nuk është fqinje e Bashkimit Evropian

Pasojat në Maqedoni të Veriut pas vendimit të Samitit të BE-së për mosdhënien e bisedimeve për anëtarësim, propozimi për mbajtjen e Samitit të vendeve nga Ballkani Perëndimor dhe BE-ja, anëtarësimi në NATO, marrëdhëniet me Serbinë dhe mendimi i tij për shkëmbimin e kufijve në Ballkan, ishin temat që presidenti Stevo Pendarovski në Radio Televizionin e Serbisë i bisedoi.

Pendarovski konstatoi se ka një histori të kamotshme me dëshpërimin nga BE-ja, nga Deklarata e Lisbonit në vitin 1992, bllokimi grek për në NATO në Bukuresh të vitit 2008 dhe deri në ditën e sotme me qëndrimin e Francës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Kryetari i Francës, Emmanuel Macron përmendi disa kategori përveç zgjerimit. Ai gjithë rajonin dy herë emëroi si fqinj. Ne nuk jemi fqinj të BE-së, fqinjë janë vendet e partneritetit lindor, Moldavia dhe shtetet e Azisë Qendore dhe Afrikës Perëndimore. Je bisedojmë për t’u bërë anëtar”, deklaroi Pendarovski.


Pendarovski foli edhe për marrëveshjen e Prespës duke thënë se disa nacionalistë tani thonë se kjo marrëveshje s’është valide.

“E di se disa nacionalistë thonë se kjo marrëveshje nuk është valide, për shkak se nuk kemi datë, të kthehemi prapa. Në anën tjetër për këtë ndryshim kushtetues të nevojiten dy e treta e Kuvendit, po nacionalistë harrojnë se me ndryshimin e emrit, shumë shpejt bëhemi anëtar në NATO”, tha Pendarovski.

Pendarovski foli edhe për marrëdhëniet me Serbinë duke thënë se komunikimi me Qeverinë serbe është e shkëlqyer dhe se prania e kryetarit Vuçiq në inagurimin e tij ka qenë nder për të.

Pendarovski, gjithashtu ka biseduar për marrëdhëniet Kosovë-Serbi ku ka kundërshtuar idenë e ndryshimit të kufijve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Lajme
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

Lajme
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Lajme
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Lajme
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Lajme
“Trump, mos na dërgoni te thikat e kasapit në Kabul”: Vendimi i presidentit amerikan mban të bllokuar afganët në Shqipëri

“Trump, mos na dërgoni te thikat e kasapit në Kabul”: Vendimi i presidentit amerikan mban të bllokuar afganët në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori