LAJMI I FUNDIT:

Pendarovski kërkon shkarkimin e Ivanka Dodovskës nga Këshilli Kombëtar për eurointegrimet

Pendarovski kërkon shkarkimin e Ivanka Dodovskës nga Këshilli Kombëtar për eurointegrimet

Kabineti i presidentit Stevo Pendarovski sot ka njoftuar kryetarin e Komisionit për çështjen e të zgjedhurve dhe emëruarve në Kuvend, Ilija Dimovskin se Aleksandar Spasov është propozuar si përfaqësues i kabinetit të Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për anëtarë të Këshillit Kombëtar për eurointegrime, deklarojnë nga kabineti i Presidentit.

Në deklaratë thuhet se kabineti i presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut kërkon shkarkimin e Ivanka Dodovskës, e cila ishte përfaqësuese nga kabineti i kaluar.

Dodovska është edhe anëtare e Komitetit Ekzekutiv të OBRM-PDUKM-së dhe ende është përfaqësuese e Presidentit në Këshillin Kombëtar për eurointegrimet në Kuvend./Telegrafi/