LAJMI I FUNDIT:

Pendarovski kërkon mbështetje nga të gjitha bashkësitë në Maqedoninë e Veriut

Pendarovski kërkon mbështetje nga të gjitha bashkësitë në Maqedoninë e Veriut

Votat e shqiptarëve janë të vlefshme për Pendarovskin, njësoj si votat e të gjitha komunitetet tjera. Shtatë komunitetet etnike janë të përfshirë në Kushtetutë, e Pendarovski thotë se koncepti i tij i sheh të gjithë si të barabartë, dhe pikërisht kjo sipas tij, është dallimi mes konceptit të Siljanovskës dhe të vet atij.

“Vota e shqiptarëve është e vlefshme si të gjitha votat e qytetarëve… ”, deklaron Stevo Pendarovski, Kandidatë për President.

Ai pret fitore edhe në raundin e dytë, edhe pse e pranon që marrëveshjet që u arritën në dy vitet e fundit me fqinjët, ndoshta ua kanë marrë shumë vota, por ai thotë se këto hapa i kanë marrë për ardhmërinë evropiane të shtetit e jo për vota.


“Në dy vitet e fundit kemi marrë vendime serioze, veçanërisht në politikën e jashtme Në poli e brendshme votuam ligjin për shqipen, nuk e bëmë për popullaritet… Ne do të integrohemi në be vetëm nëse të gjithë qytetarët ndjehen të barabartë…” tha Stevo Pendarovski, Kandidatë për President.

Pendarovski dhe Siljanovska nuk patën sot aktivitetet partiake për shkak të festave./Klan Maqedonia/