LAJMI I FUNDIT:

Pendarovski-Erdogan: Solidaritet dhe aleancë në luftimin kundër Covid-19

Pendarovski-Erdogan: Solidaritet dhe aleancë në luftimin kundër Covid-19

Presidenti Stevo Pendarovski në bisedë telefonik falënderoi kryetarin e Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan për ndihmën në pajisje mjekësore, skafandra, maska dhe teste, duke shtuar se aleanca dhe solidaritet mes shteteve janë të rëndësishme gjatë këtyre ditëve të rënda.

Siç njoftojnë nga kabineti i presidentit, Pendarovski ka shprehur solidaritet dhe përkrahje për Turqinë në përpjekjet në luftën kundër Covid-19 duke marrë parasysh se Turqia është mes vendeve më të prekura me 40.000 të infektuar dhe mbi 800 persona të vdekur. Në këtë kontekst ai shprehu ngushëllime dhe uroi shërim për të infektuarit, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në lidhje me gjendjen në vend me epideminë e coronavirusit dhe me heqjen e pasojave, Pendarovski njoftoi presidentin e Turqisë se gjendja mbetet stabile dhe se Maqedonia e Veriut është ndër shtetet e para në rajon që nisi aktivitetet për luftimin e pandemisë.


“Në këtë kontekst, kryetari Pendaroski shtoi se shteti përgatitet edhe për sfidat që priten të vinë në ekonomi pas kalimit të pandemisë, duke potencuar rëndësinë e lidhjeve ekonomike mes dy vendeve”, thuhet në njoftim.

Dy presidentët u shprehën të kënaqur me marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve, ndërsa Pendarovski falënderoi Erdoganin për përkrahjen e Turqisë në anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Drejtësi
KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Politikë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Lajme
​KQZ: Shpallja e rezultateve përfundimtare më së largu deri më 5 mars

​KQZ: Shpallja e rezultateve përfundimtare më së largu deri më 5 mars

Lajme
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Kalo në kategori