LAJMI I FUNDIT:

Pelena shpëtimtare

Pelena shpëtimtare

Një djalosh 18-muajsh i ka shpëtuar rënies nga 10 metra largësi, para së gjithash falë pelenës për një përdorim e cila ia ka ngadalësuar dhe zbutur rënien nga dritarja e katit të tretë të një ndërtese publike.

Caua Felipe Massaneiro ka mbijetuar rënien nga 10 metra lartësi sepse pelena e tij është ngjitur për një gozhdë me kokë në murin e betonit të ndërtesës në qytetin Recife në veri të Brazilit.

Polici i cili ka raportuar për rastin ka thënë se fëmija është kolovatur në gozhdë, e më pas pelena është hapur dhe fëmija ka rënë përtokë, por me shpejtësi shumë më të vogël".

"Pelena me gjasë ka zbutur goditjen nga rënia dhe i ka shpëtuar fëmijës jetën".


Fëmija gjendet në spitalin në San Jose ku po shërohet nga frakturat e vogla dhe është në gjendje stabile.