Investimi i rradhës që i vie Pejës nga Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike KEDS, është ai në Bashkësinë lokale “Dardania II”.
Zona ku po investohet, shtrihet në pjesën hyrëse të qytetit të Pejës, nga hyrja prej Gjakovës dhe mbulon numër të madh prej 197 ekonomishë familjare dhe biznesore, të cilat do ta heqin qafe një rrjet të stërvjetëruar.
Profesori Gjergj Biba, njëri prej 197 përfituesve të kësaj zone, deklaron se problemet ishin të shumta deri më tash, si pasojë e rrjetit të stërvjetëruar me vite.
“Ishte koha e fundit që të ndodhë ky investim. Shpresojmë shumë në punën që po bëhet dhe presim që të kemi së pari tension stabil dhe pastaj edhe kualiteti nuk do mungojë”, thotë Bibaj.
Sa i përket sigurisë, sipas Bibajt ky investim i ri do ta rrisë atë maksimalisht.
“Ju e shihni se këtu ka qenë rrjeti i stërvjetëruar dhe rreziku i madh nga ekspozimi i faktorit njeri në të”, shprehet profesori.
Viktor Buzhala zëdhënës në KEDS, duke folur për domosdonë e këtij investimi në “Dardania 2” të Pejës, thotë se Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike, sikur në tërë Kosovës edhe në këtë rast, po e aplikon Master Planin 10 vjeçar, i cili u jep prioritet zonave ku ka rënie të mëdha tensioni.
“Projekti në të cilin po punohet në “Dardania 2”, është investim në kuadër të përmirësimit të shërbimeve, pas përfundimit të të cilit efektet tek konsumatorët do jenë në shërbime të sigurta, kualitative dhe zvogëlim enorm të humbjeve”, thotë Buzhala.
Sipas tij, KEDS-i po aplikon parametrat më të lartë të shërbimeve, në mënyrë që të rritet edhe siguria për konsumatorë.
Projekti që KEDS ka shtrirë në Bashkësinë lokale “Dardania II” ka të bëjë, me vendosjen e trafove të reja, shtyllave nga betoni të tensionit të mesëm dhe kabllove të reja, që të gjitha këto sipas standardeve të fundit të BE-së. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPo planifikoni të vizitoni Berlinin? Përfito tani nga ofertat e PrishtinaTicket!
Investoni në luksin e bregdetit - Apartamente ekskluzive në Resortin “Holiday In 2”
Cilin market në Ferizaj po e preferojnë qytetarët!?
Krijuar nga e ardhmja - GO+ sjell produktin e parë të realizuar nga AI!
Filmi plot pasion "MARKED MAN" me 6 Shkurt në CineStar me ëmbëlsi nga KFC
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin