LAJMI I FUNDIT:

Pejë, arrestohen gjashtë persona të dyshuar për vjedhje të rëndë

Pejë, arrestohen gjashtë persona të dyshuar për vjedhje të rëndë
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndaluar gjashtë persona në Pejë, të dyshuar për vjedhje të rëndë.

Stacioni Policor në Deçan, me datë 07.05.2021, është informuar nga ankuesi se persona të panjohur kanë hyrë me forcë në shtëpinë e tij në fshatin Isniq-Deçan, në këtë shtëpi nuk ka qenë duke jetuar askush dhe nga aty kanë vjedhur sende të vlefshme dhe kanë dëmtuar derën e hyrjes së shtëpisë dhe një  kamerë sigurie.

“Hetuesit e Stacionit Policor në Deçan, pas një pune operativo-hetimore, ka arritur të identifikoj dhe arrestoj fillimisht tre persona të dyshuar, të cilët ishin duke qarkulluar me një veturë pa targa, gjatë kontrollit në veturë janë gjetur (maska te improvizuara dhe kaçavida)”, thuhet në njoftimin e bërë për media.


Në koordinim të plotë me Prokurorinë e shtetit dhe me Gjykatën kompetente është bërë bastisja e katër lokacioneve të ndryshme dhe janë arrestuar edhe tre  persona të dyshuar te dyshuar për vjedhë të rëndë:

1. V.K. lindur me 2000
2. A.S. lindur me 2001
3. D.S. lindur me 2000
4. I.M. lindur me 2000
5. J.A. lindur me 1997
6. A.H. lindur me 2000

Policia njofton se “pas intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit, të dyshuarve 1,2,3,4, iu është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve, ndërsa të dyshuarit 5 dhe 6 janë liruar në procedurë te rregullt”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Lajme
Gastroenterologu në Gjilan ia largon dyvjeçarit baterinë e telekomandës nga stomaku

Gastroenterologu në Gjilan ia largon dyvjeçarit baterinë e telekomandës nga stomaku

Lajme
PZAP vendos për rinumërimin e 177 kutive të votimit

PZAP vendos për rinumërimin e 177 kutive të votimit

Lajme
Puna “në të zezë” në Dortmund, doganierët gjermanë kapin dy punëtorë të paligjshëm nga Kosova

Puna “në të zezë” në Dortmund, doganierët gjermanë kapin dy punëtorë të paligjshëm nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori