LAJMI I FUNDIT:
Peja 14° rain

Peja përballet me probleme në ndriçimin publik, pritet ndërhyrja e komunës

Peja përballet me probleme në ndriçimin publik, pritet ndërhyrja e komunës

Banorët e disa lagjeve të Pejës po përballen me mungesën e ndriçimit rrugor për shkak të dëmtimeve të shkaktuara nga persona të pandërgjegjshëm dhe mungesës së mirëmbajtjes.

Më 12 mars, banori Sh.Shala raportoi për një defekt në ormanin komandues të ndriçimit në rrugën Azem Lukaj, duke bërë që ndriçimi në atë zonë të mos funksionojë.

Ekipet e mirëmbajtjes nga Komuna e Pejës dolën në terren dhe konstatuan dëmtimin, duke premtuar sanimin e problemit.


Ndërkohë, banorët e rrugëve Hamdi Berisha, Ekrem Berisha dhe Muharrem Gashi ankohen për mungesën e ndriçimit prej kohësh.

Po ashtu, në fillim të rrugës Azem Lukaj, pranë Hotel Kuintit, shtyllat e betonit të thyera nga erërat e fuqishme para pesë vitesh ende nuk janë zëvendësuar.

Kryesuesi i Këshillit Lokal “7 Shtatori”, Kadri Mavraj, ka bërë thirrje publike që Komuna e Pejës të marrë masa urgjente për riparimin e ndriçimit rrugor dhe të realizojë premtimet e dhëna ndaj banorëve lokalë./Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania

Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania

Magazina
Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Magazina
Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Magazina
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Foda publikon listën e Kosovës për dy ndeshje e marsit - tri prurje të reja

Foda publikon listën e Kosovës për dy ndeshje e marsit - tri prurje të reja

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori