LAJMI I FUNDIT:

Peja e fitoi derbin e qytetit

Peja e fitoi derbin e qytetit

Peja e ka fituar derbin e qytetit ndaj Besës me rezultat 97-76, në ndeshjen e zhvilluar sonte në ‘Karagaç’.

Debutuesi i Superligës ka qenë rival i kampionit aktual të Kosovës vetëm në çerekun e parë, i cili u mbyll 24:25 për verdh e zinjtë.

Në vazhdim, Shaptahoviq me shokë e kanë marrë lojën në kontroll dhe e kanë arritur shkëputjen e parë qysh në pjesën e parë, e cila u mbyll 50:38 për ta.

Në periudhën e tretë epërsia e Pejës u ngrit edhe më tej dhe pas tre çerekësh lojë, rezultati shënonte 73:55. 10 minutëshi i fundit u luajt sa për sy e faqe, pasi fituesi tashmë dihej.


Ndërkohë, Trepça e ka gjetur më në fund fitoren, duke e mposhtur Bashkimin, kurse Drita vazhdoi me rezultate të mira, duke fituar ndaj ekipit RTV-21. /Express/Telegrafi/

ETC Superliga – Xhiroja e pestë

Rezultatet
Kastrioti – Sigal Prishtina 68:85
Trepça – Bashkimi 79:74
Besa – Peja 76:97
RTV 21 – Drita 84:90