LAJMI I FUNDIT:

Peja apo Prishtina – Arti apo Blerandi?

Peja apo Prishtina – Arti apo Blerandi?

Palestra e Sporteve “Karagaçi” në Pejë, sonte pritet të jetë më nxehtë si asnjëherë më parë.

Dy skuadrat më të fuqishme në vendin tonë, Peja dhe Sigal Prishtina do të përballën sonte në ndeshjen e pestë të finaleve të play-off-it, sfidë kjo që edhe vendos titullin e kampionit.

Dy rivalët e përbetuar në këtë ndeshje vijnë më nga dy fitore, dhe skuadra e cila sonte triumfon në “Karagaçi” te Pejës, do t’i gëzohet titullit të kampionit. Kampionia e re e vendit tonë, do të jetë pjesë e kualifikimeve në Ligën e Kampionëve të Evropës, format ky që sivjet pritet të startojë.

Duhet theksuar se në tri ndeshjet e para të finales së madhe është zhvilluar një luftë e madhe, ku vetëm në çastet e fundit është përcaktuar fituesi, derisa në duelin e katërt të luajtur të martën në kryeqytet ishte Sigal Prishtina, ajo e cila e dominoi takimin ndaj Pejës duke e mposhtur bindshëm me 25 pikë epërsi (80:55).


Sidoqoftë sonte pritet të zhvillohet një luftë e barabartë, duke marr parasysh edhe faktin se bëhet fjalë vetëm edhe për një ndeshje, e cila padyshim se do të jetë me presion të madh në të dyja taboret.

Interesant do të jetë edhe përballja për shkak të polemikave të Art Gashit dhe Blerand Stavilecit të cilat vazhduan edhe pasi ky i fundit nuk ia shtriu dorën kryetarit të KB Pejës, kur ai kërkoi t’ia uronte fitoren në Prishtinë.

Sipas ekspertëve, ky është edhe dueli i dekadës në basketbollin e Kosovës.

Ballafaqimi mes Pejës dhe Sigal Prishtinës nis në orën 19:30.

Në trend Sport

Më shumë
Propozohet një datë kur mund të zhvillohet ndeshja Barcelona-Osasuna

Propozohet një datë kur mund të zhvillohet ndeshja Barcelona-Osasuna

La Liga
Mbappe barazon Sukerin dhe Zamoranon - ai ka nevojë për nëntë gola të tjerë për të thyer rekordin e klubit

Mbappe barazon Sukerin dhe Zamoranon - ai ka nevojë për nëntë gola të tjerë për të thyer rekordin e klubit

La Liga
Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare

Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare

Ligat tjera
Transferimi te Cagliari dhe përballjet me De Gean e Maignan: Alen Sherri po jeton ëndrrën në futbollin italian

Transferimi te Cagliari dhe përballjet me De Gean e Maignan: Alen Sherri po jeton ëndrrën në futbollin italian

Serie A
Gjiganti anglez e ka seriozisht për Eduardo Camavingan - në verë oferta zyrtare

Gjiganti anglez e ka seriozisht për Eduardo Camavingan - në verë oferta zyrtare

Premier League
Paratici dhe Allegri drejt kthimit në Serie A, favoritë për të kaluar te klubi i madh

Paratici dhe Allegri drejt kthimit në Serie A, favoritë për të kaluar te klubi i madh

Serie A
Kalo në kategori