PDSH vs. PDSH
PDSH-ja e ka vështirë ta delegjitimojë BDI-në. E ka vështirë sepse Menduh Thaçi duke e sulmuar Ali Ahmetin vetëm se po e mban gjallë ende politikisht. Nëpërmjet këtyre zgjedhjeve lokale, që kanë legalitet të vakët, PDSH-ja vetëm se mund të konsolidohet në terren, ngase vërtet ka kandidatë shumë të mirë se BDI-ja për kryetarë komunalë dhe këshilltarë komunalë. Por, shtizat do të thyhen në argumentin më kryesor të PDSH-së – delegjitimimin e BDI-së dhe politikës së saj në këto shtatë vitet e fundit, si dhe retorika tashmë e njohur e Thaçit për ta fituar Ahmetin.
Kontestimi i politikës së BDI-së, nga njëra anë, dhe politika e pandryshuar e Thaçit kur është në pyetje veprimi politik i PDSH-së – integrimi i Maqedonisë në NATO dhe BE, duke hequr dorë nga koncepte të tjera, që ishin nxitur nga i ndjeri Arbën Xhaferi, si dhe pranimi i funksionimit të shtetit unitar, ndeshen edhe me momentumin e krijuar.
Në momentin kur kriza politika u përshkallëzua nga mospjesëmarrja e opozitës maqedonase vendimi për të mos dal nga Parlamenti dhe marrja pjesë në këto zgjedhje me këto kontura dhe kreatura politika të krijuara pas 24 dhjetorit ndeshet edhe me veprimin në praktikë të PDSH-së. Bojkotimi i këtyre zgjedhjeve nga gjithë opozita mbase do të delegjitimonte më shpejtë politikën e koalicionit VMRO DPMNE-BDI.
Koketimi me LSDM-në dhe RDK-në dëshmoi se Thaçi brenda ditës bën marrëveshje, ndërsa në mbrëmje shikon se si të prishë këtë marrëveshje. Natyrisht se kalkulimet dhe fiskullturat janë të lejuara në politikë, por këto veprime janë të tejdukshme tashmë dhe që nuk dhanë rezultat, por vetëm se e sforcuan përshtypjen se kreu i PDSH-së e ka më shumë qejf të krijojë armiq sesa miq. Ashtu është puna edhe mediat dhe ata që kritikojnë hapur këtë qasje të tij. Si edhe në ta kaluarën, edhe tash PDSH-ja është kundër PDSH-së.
Kujtojmë se kjo parti kishte në potencë të madhe me binomin Xhaferi-Thaçi. Edhe pse asnjëherë nuk fituan më shumë vota ndër elektoratin shqiptar, prapë mbetej forcë lëvizëse, por gjithnjë derisa është në opozitë. PDSH-ja dhe Thaçi kanë shpirt opozitar dhe janë më të fortë ndërsa janë në opozitë. Në momentin kur fitojnë – harrojnë! Humben me fitoren dhe shtojnë armiqtë. Në vend se të krijojë miq, PDSH dhe Thaçi krijojnë vazhdimisht armiq. Krijimi i armiqësisë me mediat është veprim i pavetëdijshëm, që po i kushton shumë kësaj partie.
Padyshim se Alsat-M është medium mediokër, por realiteti është se ky medium ka impakt më të madh ndër shqiptarët. Dhe, duke mos pasur raporta normale me mediat është vështirë senzibilizimi elektoral.
PDSH-ja ka frikë nga vetja dhe hija e saj. Nuk janë të sigurtë në fitore. Edhe Tetova mund të humbet po qe se Ali Ahmeti arrin t’ia lyejë kokën me akullë Rufi Osmanit. Nuk është e pamundur që Teuta Arifi në raundin e dytë të fitojë Sadi Bexhetin, falë votave të RDK-së dhe VMRO DPMNE-së. Dhe atëherë vijmë te pika më kulminante – llogaridhënia për dështimin në zgjedhje. Sa herë që ka humbur Thaçi nuk ka dhënë dorëheqje. Ai k thënë se kur njeriu po humbke, po mësuake nga humbja. Po, ja që nuk mësoi nga humbja dhe mbeti i papërmirësueshëm. Pa prejudikuar rrjedhën e rezultateve, dyshojmë se edhe këtë radhë ai do të jep dorëheqje.
Me vdekjen e Arbër Xhaferit në PDSH vdesë edhe fryma xhaferiane. Tashmë votuesit e kësaj fryme e kanë vështirë të vendosin që votën t’ia japin Thaçit. Kjo për faktin se kreu i PDSH-së nuk ka ndryshuar qasjen ndaj një numri të madh të anëtarëve të devotshëm partiakë, të cilët kanë bërë shumë për partinë dhe Thaçin, e tash janë të anatemuar.
Pohimi se shqiptarët në Maqedoni janë një milion është matematikë joreale.
Nëse për PDSH-në këto zgjedhje janë referendum për të rrënuar qeverinë e Gruevskit dhe Ahmetit, nuk është e qartë se çfarë kërkesa do të ketë kjo parti. Zgjedhje të parakohshme apo jashtëzakonshme parlamentare? Dyshojmë se ka forcën vetëm kjo parti për të nxitur partitë në pushtet që në vjeshtë të shpallin zgjedhje, kur dihet se kjo nuk u pranua edhe pas gjithë rrëmujës që bëri Branko Cërvenkovski.
Pra, nuk është aq naivë Ali Ahmeti në gjestikulacionet që i bën kur flet për përdorimin e flamurit shqiptar, zyrtarizimin e gjuhës shqipe dhe disa punësime në administratë, polici e ushtri. Ahmeti ka target të caktuar. Ka numra të përhershëm që mjaftojnë për të qëndruar në pushtet. Ndërsa konsistimi i PDSH-së për ta delegjitimuar atë është mision i pamundur për momentin, kur dihet mirëfilli se Thaçi nga partia ka larguar përherë intelektualë dhe militantë më të devotshëm dhe është frontmeni i vetëm që e thumbon Ahmetin. Marrja me BDI-në dhe mosofrimi i një projekti të qartë për shqiptarët nuk është garanci që PDSH-ja nuk do të bënte koalicion edhe me Gruevskin dhe do ta bënte këtë për inat të BDI-së. Pra, përderisa Ahmeti i është bërë opsesion Thaçit, PDSH-ja do të jetë kundër vetes dhe nuk do ta fitojë kurrë BDI-në.
Nëse humb PDSH-ja në këto zgjedhje – së paku nëse një komunë më shumë e fiton BDI-ja, atëherë Menduh Thaçi duhet të dal publikisht t’iu kërkojë falje shqiptarëve që po duhet të durojnë politikën nënçmuese të Ahmetit dhe diskriminimin e hapur institucional që po ua bën Gruevski.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Sfida e mos-reagimit, në shtëpinë e BBVA lëshohen kënga dhe intervista e Jozit për Loredanën - bëhen virale momentet e banorëve

Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker