Partia Demokratike e Kosovës, ka reaguar ndaj deklaratave të kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani e cila sot tha se PDK po bojkoton mbledhjet e Kryesisë për shkaqe politike.
PDK përmes një komunikate për media ka thënë se Osmani gënjeu para gazetarëve, dhe se bojkoti nuk është politik por është pikërisht për të dhe manipulimet e saj.
“Vjosa Osmani edhe sot gënjeu publikisht para gazetarëve se PDK po e bojkoton Kuvendin nga data 3 shkurt kur u votua Qeveria. Kjo nuk është e vërtetë. As që do të ketë bojkot, siç do ajo. Bojkoti është për të dhe manipulimet e saja për të mekanizuar për lojëra të veta politike, institucionin më të lartë të vendit”, thuhet në reagimin e PDK-së.
Reagimi i plotë:
Znj. Osmani, jo bojkot Kuvendit, por bojkot ty!
Vjosa Osmani edhe sot gënjeu publikisht para gazetarëve se PDK po e bojkoton Kuvendin nga data 3 shkurt kur u votua Qeveria.
Kjo nuk është e vërtetë. As që do të ketë bojkot, siç do ajo.
Bojkoti është për të dhe manipulimet e saja për të mekanizuar për lojëra të veta politike, institucionin më të lartë të vendit.
Të gjithë qytetarët e kanë ndjekur seancën më 3 shkurt dhe deputetët e PDK-së ishin aty, madje të gjithë kanë diskutuar në atë seancë.
Ndërsa, deputetët e PDK-së nuk kanë pasur mundësi të marrin pjesë në seancën tjetër të asaj dite për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, sepse ajo ishte seancë klandestine.
Deputetët e PDK-së janë njoftuar vetëm 5 minuta para asaj “seance”.
Fare qartë u pa se ajo ishte seancë e përjashtimit tonë, për të mos pasur mundësi të marr pjesë opozita në të.
Qëllimi i qartë i kësaj loje të rrezikshme ishte frika nga ballafaqimi me transparencën e shkarkimit të një kryetari Parlamenti dhe zgjedhja e një kryetari të ri si znj. Osmani, në rrethana më të paqarta politike dhe flirtim të rrezikshëm politik me Beogradin, përkatësisht Listën Serbe.
Atë natë u shtjellua një precedan i rrezikshëm: Koalicioni me Beogradin dhe Listën Serbe i padeklaruar, do të mbajë të gjallë këtë qeveri dhe këtë pseudokryetare Kuvendi, e cila me çdo kusht synon të nxjerr jashtë Kuvendit udhëheqësin e opozitës!!!
Për hir të vëmendjes publike, njëjtë si PDK, në seancën e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit, nuk kanë marrë pjesë edhe deputetët tjerë opozitarë por edhe disa nga pozita sepse nuk ishin ftuar me kohë.
PDK kërkon që znj. Osmani të kryej obligimin ligjor, të kthej fotot e Presidentit dhe Adem Jasharit në vendin e vet. Po ashtu, të mbaj foton e ish-presidentit Rugova në kabinet dhe të luaj rolin e vet kushtetues si spikere e Kuvendit, siç duhet ta ketë!
PDK si lidere e opozitës nuk do të merret me znj. Osmani por me oponentët tanë politikë. Por, ajo duhet ta kuptojë se do të bojkotohet derisa të ndalojë shkeljet ligjore në institucionin e Kuvendit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Barnatoret nuk zbatojnë vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për çmimet e barnave
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos