PDK po tkurret
Tash e dy vjet, qeverisjen reale në Kosovë e ka Partia Demokratike e Kosovës (PDK). Tash e dy vjet, nëpër rrugët e Kosovës shohim shumë bagerë, ekskavatorë e kamionë të ndryshëm, me punëtorë duke punuar. Ose duke hapur rrugë ose duke ndërtuar shkolla, kanalizime, pra, përgjithësisht, duke u përkujdesur për infrastrukturë anembanë Kosovës. Këtë vetëm idioti mund ta mohojë.
E tash, si u bë që PDK të humb në Prishtinë bindshëm dhe si u bë që PDK të shkoj në balotazh në Prizren, në Gjilan, në Lipjan, në Kamenicë në zgjedhjet komunale 2009? Pra, si u bë që, përveç komunave që i përkasin regjionit të Drenicës, PDK të shkoj në balotazh në secilën komunë që e kishte fituar paraprakisht në vitin 2007? Sepse, për të qenë fer në kuptimin diplomatik, shumica, nëse jo të gjitha komunat ku ka qeverisur PDK, as që është dashur të shkojnë në balotazh. Shkurt, qytetarët e këtyre komunave është dashur të konfirmojnë deklarimin e kreut të PDK-së, Hashim Thaçi, se këto zgjedhje ishin plebishit e referendum për qeverisje të mirë.
Kjo nuk ndodhi as për së afërmi. Bile, ndodhi e kundërta. PDK fitoi Gjilanin, Lipjanin, pra gati 15 komuna në Kosovë, me qykën e zorit. Demokratikisht, me rreth 51 përqind të votave.
Pra, si u bë që përkundër gjithë atyre investimeve milionëshe në krejt territorin e Kosovës, PDK në këto zgjedhje komunale të luftojë që të mbijetoj, edhe për të mbetur në pushtet (komunal e qendror), por edhe të mbijetojë si parti? Për këtë dukuri, ka shpjegime. Fillimisht, rrugët, shkollat, kanalizimet dhe e tërë infrastruktura tjetër “teknike”, por që përcakton cilësinë e jetës ose të jetesës së qytetarit të Kosovës, është çështje humanitare, e jo politike. Fatkeqësisht, përvoja jonë si kosovarë na tregon që qeverisja e kaluar LDK-AAK as këto “nevoja humanitare” nuk i ka përfillur, e lëre më diçka më shumë.
E dyta që duhet të thuhet menjëherë është lidhja e koalicionit me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK). Përkundër perceptimeve publike se si LDK nuk është dashur të lidhë koalicion me PDK-në, ose se si ky koalicion për LDK-në ka qenë koalicion “i zorit”, ose i panatyrshëm, po del që ajo që nuk po thuhet publikisht të jetë rrafsh e kundërta – se PDK bëri gabimin që u lidhë në koalicion me LDK-në. Kjo lidhje e ka dëmtuar PDK-në, e jo LDK-në. Ashiqare, LDK ka përfituar dhe vazhdon të përfitoj nga ky koalicion. Sepse lerë më që kjo parti i mbijetoi thyerjeve të mëtejme, por e pamë që LDK të luftojë edhe për pushtet komunal, por tashti do të luftojë edhe për pushtet qendror. Pra, nëse dikush duhet të ankohet për këtë koalicion atëherë ajo duhet të jetë PDK-ja. Sepse është PDK partia e cila e nxori LDK-në prej balte, ku kishte rënë vet, pa e prekur ose shtyrë askush, as unë.
Dua të them, votuesit e PDK-së u zhgënjyen me lidhjen e koalicionit me LDK-në. Zgjedhjet komunale treguan që këta votues janë të gatshëm edhe t’ia kthejnë shpinën PDK-së. Sepse neve qytetarëve të devotshëm Kosovës na kujtohet koha kur PDK-ja mblidhte dëshmi e fakte për keq-qeverisje dhe për korrupsion gjatë qeverisjes LDK-AAK. Njëra prej arsyeve kryesore (nëse jo e vetmja) pse PDK erdhi në pushtet në vitin 2007 është kritika gjithëpopullore ose gjithëqytetare e bërë ndaj qeverisjes LDK-AAK.
Gazetat ishin i vetmi mjet që tregonin realitetin e asaj qeverisje. Gazetat pastaj reflektoheshin në televizione. Dua të them, thëniet se PDK ka fituar pushtetin në vitin 2007 për shkak të formulës së njohur të “qeverisë nën hije” janë deklarime joserioze saqë as qe meritojnë të diskutohen. Sepse ai formulim nuk është i saktë.
Tashti, a po e humb PDK-ja pushtetin për të njëjtat arsye për të cilat e ka fituar? Ndoshta. Sepse me ardhjen e PDK-së në pushtet, askush as nuk u dënua, as nuk u arrestua, bile as pozitën menaxheriale nuk e humbi përkundër tërë atij denoncimi për keq-qeverisje e për korrupsion në ish-qeverisjen LDK-AAK. Bile, mund të ndodhë që tashmë ai “ish” të hiqet, pra që ai koalicion të na kthehet përsëri në pushtet. E përsëri PDK të fillojë të mbledh fakte e dëshmi për keq-qeverisje dhe prapë ta fitoj pushtetin dhe prapë të lidhet me LDK-në.
Pra, shumica e qytetarëve të Kosovës (edhe unë ndër ta) kanë menduar që PDK realisht do të fillojë të zbatojë qeverisje të mirë në këtë vend, për këta qytetarë. Fillimisht, duke denoncuar politikanët e përfshirë në afera korrupsioni. Kjo, edhe një herë, nuk ndodhi. Bile, ndodhi e kundërta. PDK filloi të qeverisë me atë parti e me ata politikanë që pretendohej të ishin përfshirë në afera korrupsioni. Kështu,, ndoshta mund të përmbyllim me një koncept popullor e të themi që ”ra Hashim Thaçi e Agim Veliu u bë patriot” (dhe kryetar i komunës së Podujevës). Mashallah!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zbulohet arsyeja pse u anulua penalltia e Alvarezit kundër Real Madridit

Ancelotti flet për fitoren ndaj Atletico Madridit dhe penalltinë e diskutueshme të Alvarezit

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

Simeone ndihet krenar me skuadrën e tij, reagon edhe ndaj polemikave të penalltisë së Alvarez

Tërmeti më i fortë në 40 vjet godet Napolin, i gjithë qyteti zgjohet nga 'zhurma e madhe' para lëkundjes

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker