LAJMI I FUNDIT:

PDK: Mungesë e oksigjenit dhe barnave, dikush duhet të jep përgjegjësi 

PDK: Mungesë e oksigjenit dhe barnave, dikush duhet të jep përgjegjësi 

Kryetari i Rinisë Demokratike të Kosovës, anëtar Kryesisë së PDK-së, Donjet Bislimi në një konferencë për media, ka shprehur shqetësimin për gjendjen e rënduar, të krijuar nga pandemia COVID-19 dhe ka kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë sigurimin e vaksinës anti-COVID, për shkak se në Kosovë është rritur numri i vdekjeve, duke tejkaluar shumë vende në botë.

Bislimi shprehu zemërimin ndaj Ministrisë së Shëndetësisë dhe Qeverisë së Kosovës, për keqmenaxhimin e spitaleve dhe gjithë sistemit shëndetësor.

“Mediat kanë dëshmuar tashmë për mungesën e kushteve bazike, të kontrolleve dhe izolimit të nevojshëm të spitaleve ku trajtohen pacientët e infektuar prej coronavirusit. Ndërkohë që gjasat janë të mëdha që kjo qeveri të dalë me suficit të madh për sa i përket shpenzimeve buxhetore, qytetarët nuk kanë oksigjen, i cili është vital për mbijetesën e të sëmururve, dhe detyrohen ta kërkojnë në treg privat. E njëjta situatë e rëndë shihet edhe me barna, ku Ministria e Shëndetësisë nuk ka marrë masa për të përmbushur nevojat e pacientëve, të cilët po detyrohen t’i blejnë barnat në treg të zi me çmime të larta. Ne si PDK jemi të shokuar nga mungesa e oksigjenit në spitalet tona dhe dikush duhet të jap përgjegjësi për këtë”, tha Bislimi.


Ai kërkoi llogari nga institucionet kompetente për krizën e krijuar si shkak i mungesës së oksigjenit për pacientët me COVID -19 dhe bëri thirrje për mobilizim të përgjithshëm për menaxhimin e kësaj krize.

“Në emër të Partisë Demokratike të Kosovës shpreh shqetësimin e madh për gjendjen e rënduar të pandemisë së COVID-19 dhe rritjen e numrit të vdekjeve duke tejkaluar shumë vende në botë. Përkeqësimi i situatës po tregon se masat aktuale të qeverisë nuk po funksionojnë ndërkohë që ekonomia është duke paguar kosto të përditshme si pasojë e masave jo-efikase bllokuese”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dëshmia e luftës për liri, si e shkatërruan ushtarët e UÇK-së tankun serb në Mirushë të Malishevës?

Dëshmia e luftës për liri, si e shkatërruan ushtarët e UÇK-së tankun serb në Mirushë të Malishevës?

Lajme
Sulmohet fizikisht një mjek në Klinikën Infektive

Sulmohet fizikisht një mjek në Klinikën Infektive

Kronika e Zezë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Lajme
Denisa Kele për kriptovalutën

Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë

Lajme
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Drejtësi
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Lajme
Kalo në kategori