Partia Demokratike e Kosovës përmes një komunikate ka thënë se Koalicioni qeverisës ndërmjet LVV-së dhe LDK-së mori fund ashtu siç kishte nisur – me akuza për njëra tjetrën, mashtrime ndaj qytetarëve, papërgjegjësi ndaj vendit dhe paaftësi për të qeverisur në mënyrë normale.
“PDK-ja nuk e nxiti krizën, as nuk u bë pjesë e saj, por e dënoi që nga fillimi këtë qeveri populiste dhe denoncoi dëmet që ajo i bëri vendit në më pak se dy muaj ekzistencë. Së pari, koalicioni LVV-LDK ishte ishte një mashtrim ndaj elektoratit të tyre, duke u premtuar qeveri brenda 72 orësh mbi baza parimore pas 6 tetorit, por që u katandisën në katër muaj vonesë dhe në një pazar joparimor për poste dhe pushtet. Së dyti, përgjatë 50 ditëve të qeverisjes, kjo qeveri e shkarkuar orkestroi një frymë anti-amerikane, atëherë kur të gjithë prisnin të forconte marrëdhëniet e lënduara me SHBA-të. Ajo qëllimshëm neglizhoi sugjerimet e miqve e partnerëve tanë amerikanë dhe përmes diskursit kundërshtues e përçarës ndaj SHBA-ve, solli edhe sanksionimin e pashembullt të Republikës së Kosovës, deri në pezullimin e donacioneve dhe investimeve milionëshe për Kosovën”, thuhet në komunikatë.
“Së treti, me vetëdije të plotë, dy liderët e partive LVV e LDK, nxitën një krizë politike në kulmin e krizës më të rëndë shëndetësore e shoqërore që nga paslufta, si pasojë e pandemisë globale të virusit COVID-19. Kur, me të drejtë, të gjithë këto ditë prisnim kujdesin e shtuar të qeverisë e të institucioneve, qytetarët si përgjigje morën një krizë të re që e rritë pasigurinë dhe frikën edhe më shumë. Dhe krejt kjo, si rrjedhojë e qërimit të hesapeve të ulta politike e partiake ndërmjet partnerëve të koalicionit qeverisës”, thuhet në komunikatën e PDK-së.
PDK konsideron se LVV e LDK ikën nga përgjegjësia institucionale e morale në kohën më të vështirë.
“Kryeministri Kurti u vet-dorëzua para sfidave dhe pritjeve të qytetarëve, duke provokuar me veprimet e tij mocionin e mosbesimit që dje mori mbështetjen e më shumë se dy të tretave të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës”.
Në këtë situatë të re politike, PDK kërkon të mos krijohet vakum institucional dhe sa më shpejt, në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet e vendit, të ecet në drejtim të krijimit të institucioneve të reja, që do të kenë prioritet adresimin e nevojave të qytetarëve.
“Por, pavarësisht se qeveria ka rënë dje, ajo është në detyrë, deri në formimin e një qeverie të re. Dhe për asnjë moment, askush nuk duhet t’ju ikë përgjegjësive dhe obligimeve institucionale. Ky vend dhe shoqëria jonë, çdo herë ka ditur të gjejë forcën dhe vullnetin për të ecur përpara, sidomos në kohë të sfidave të mëdha, sikur kjo që e kemi përballë, në betejën me armikun e përbashkët, virusin COVID-19”, thuhet në komunikatë.
“Në vazhdën e propozimeve konkrete që kemi bërë si PDK për qeverinë, është e domosdoshme që nga buxheti i shtetit menjëherë të lansohet Fondi i Posaçëm për Emergjencën, që do të mundësojë ndërmarrjen e masave të shpejta dhe të domosdoshme për sanimin e dëmeve ekonomike, përmes miratimit të një Pakoje Financiare për bizneset dhe punëtorët e sektorit privat”.
“Ndër këto masa, qeveria në detyrë duhet që sa më parë të mundësoj pushimin e pagesave të kredive për të gjitha bizneset dhe qytetarët për një periudhë tre mujore; të mbulojë pagat e punëtorëve të sektorit privat që nuk kanë punuar gjatë kësaj kohe; të subvencionojë pagesën e qerave të bizneseve që janë mbyllur si pasojë e krizës; të mundësojë kreditimin emergjent me interesa të ulëta dhe me grejs periudhë 2 vjeçare për bizneset; të paguaj shtesa meritore për të gjithë mjekët, infermierët, policët zjarrfikësit, ushtarët, zyrtarët e tjerë dhe vullnetarët që janë në linjën e parë të betejës me virusin COVID-19”, vlerëson PDK.
“PDK do të jetë mbështetëse për marrjen e masave të sipër cekura dhe për çfarëdo masa që janë në dobi të qytetarëve të vendit”, thuhet në komunikatën e PDK.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMe inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Lajçak: Marrëveshja e Ohrit e hapi rrugën drejt normalizimit të raporteve Kosovë – Serbi
Sarajeva me ajrin më të ndotur në botë, Shkupi i 16-ti, Prishtina e 22-ta
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni
Zhduket babai i tre fëmijëve në Shkodër, prej katër ditësh asnjë gjurmë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!