LAJMI I FUNDIT:

PDK kundër shtyrjes së zgjedhjeve lokale

PDK kundër shtyrjes së zgjedhjeve lokale

Zyrtarë të Partisë Demokratike të Kosovës, kanë thënë se zgjedhjet lokale duhet të mbahen ne fund të këtij viti, ashtu siç parashihet me Kushtetutën me të cilën qeveriset vendi.

Zëdhënësi i PDK-së, Blerand Stavileci, të dielën ka bërë të ditur se mbajtja e zgjedhjeve është e rregulluar me ligj, dhe nuk ka arsye të mos zbatohet ligji.

Në një takim me gazetarë, Stavileci ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës, i jep mbështetje të plotë disa vendimeve që i ka marrë qeveria e Kosovës, javëve të fundit, duke i vlerësuar si iniciativa që shpijnë drejtë ndryshimeve pozitive në vend.

Zgjedhjet lokale në vend, sipas kushtetutës se vendit do të duhej të mbaheshin në fund të këtij vitit. /rtv21/