PDK-ja motor lëvizës i demokracisë në Kosovë
Zhvillimet e fundit në Kosovë, sidomos ajo e mundësisë së prishjes së koalicionit qeverisës ndërmjet PDK-së dhe LDK-së, padyshim se ishte mësimi parë i demokracisë pas zgjedhjeve të mbajtura më 15 nëntor të këtij viti. Kjo erdhi si rezultat i zgjedhjeve të fundit dhe si rrjedhojë kishte ndryshimet që duhet të ndodhin në demokracinë e këtij vendi.
Padyshim, se PDK-ja si parti më e madhe në vend dhe si prijëse e shumë proceseve pozitive demokratike edhe kësaj here ishte në krye të ndryshimit ë kursit politik. Ky vend me një demokraci të brishtë ka nevojë shumë të madhe për iniciativa të ndryshme politike, të cilat jo gjithmonë do të jenë në shërbim të grupimeve të ndryshme të interesit. Lidershipi i PDK-së është një lidership shumë i përgjegjshëm, sepse në strukturë të saj udhëheqëse ka ajkën më të mirë kombëtare dhe intelektuale të këtij populli. Pa asnjë dyshim mund të konkludohet se elita udhëheqëse e PDK-së është ndër më të sprovuarat në të gjitha aspektet, por edhe me një kredibilitet të madh popullor. Për këtë treguan edhe zgjedhjet e fundit me ç’rast PDK-ja u mbështet nga shumica e elektoratit vendor dhe tani është duke udhëhequr si parti e parë në vend. Ky besim popullor është arritur falë punës permanente të këtij lidershipi, por edhe llogaridhënies së tyre ndaj qytetarëve të vendit.
Ndërsa, lideri karizmatik i PDK-së, kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi mbete personi më i besuar në elektoratin vendor dhe pa asnjë hamendje do të mbetet edhe në të ardhmen. Kredibiliteti i tij politik është aq i madh, sa që duhet të kalojë një kohë e gjatë që të vijë ndonjë figurë tjetër politike dhe të zëvendësojë atë. Por, në demokraci mundësitë janë të barabarta për të gjithë.
Paralajmërimi për prishjen e koalicionit qeverisës me LDK-në ishte vërejtja e fundit ndaj partnerit qeverisës që të mundohet të ndryshoj diç në kursin e saj të pandryshuar politik. Kjo ishte vërejta e fundit, sepse ky subjekt për një kohë të gjatë në esence shumë pak ka ndryshuar. Kohën e fundit ky subjekt vepronte me një strategji gjuaj gurin e fsheh dorën, strategji që i shkon përshtati vetëm interesave të grupeve të caktuara politike, por jo edhe vendit.
Si mund të shpjegohet fakti i fushatës zgjedhore të kandidatit të LDK-së z.Isa Mustafa në Prishtinë, i cili për një muaj rresht sulmonte Qeverinë e Kosovës duke harruar krejtësisht problemet komunale për të cilat garonte ai. Pastaj, si mund të hedhësh gurë në Qeverinë e Kosovës, e cila është Qeveri e përbashkët? Kjo nënkupton të thyesh kokën tënde për muri pa asnjë shkak. Në këtë subjekt politik ka aq shumë atllarë sa që askush nuk di kush është i pari, kush i dyti, kush i treti e me radhë. Kjo parti tani nuk ka adresë të saktë me të cilët mund të merresh vesh. Është momenti i fundit që LDK-ja të ndryshojë, të bëjë reforma të thella në brendësinë e saj dhe të bëhet një subjekt më serioz, sepse kjo kështu, siç është duke shkuar i bënë dëm demokracisë së këtij vendi, por edhe vetë asaj.
Prishja e koalicionit qeverisës kishte edhe efekte psikologjike në elektorat të përgjithshëm, sepse ky elektorat nuk ka ndonjë përvojë të madhe demokratike që këto ndryshime të merren si normale për demokracinë e vendit. Një pjesë e elektoratit në Kosovë ende udhëhiqet nga inercioni politik dhe nuk mbështet nga arsyeja se politika nuk është vetëm art i dëshirave, por edhe i të pamundshmes. Tani shtrohet pyetja, ta zëmë si do të kishte reaguar elektorati i Kosovës nëse në këtë vend ndërrohet Qeveria për çdo gjashtë muaj, mu ashtu sikur po ndodh nëpër shumë vende të Evropës? A do të konsiderohet normale ky proces, apo do të merret me kaq shumë inercion?
Prandaj, PDK-ja jo rastësisht është parti e vlerave të mëdha demokratike, parti i aksionit, por edhe përgjegjësive ndaj elektoratit të vet. Me këtë iniciativë, por edhe me shumë iniciativa tjera që do të ndermirën në të ardhmen, kjo parti po tregon se është i vetmi motor lëvizës i proceseve pozitive e demokratike në Kosovë, e cila ka dyert e hapura për të gjitha opsionet politike dhe se kur janë në pyetje interesat shtetërore të Kosovës asnjë koalicion, apo pushtet nuk i intereson.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëEdhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin