LAJMI I FUNDIT:

PD vazhdon negociatat

PD vazhdon negociatat

Derisa gara për Tiranën bëhet gjithmonë e më e ashpër, Partia Demokratike vijon negociatat me aleatët e saj në lidhje me njësitë lokale të kryeqytetit.

E përditshmja Shqip raportoi të enjten se krahas kërkesave të LSI-së për tre minibashki në kryeqytet, përkatësisht 2,3 dhe 5, PD është njoftuar edhe me kërkesat e aleatit të saj më të ri Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet të Shpëtim Idrizit. Mësohet se kjo e fundit ka kërkuar t’i lihen të lira minibashkitë që kanë në përbërjen e tyre komunitet çam.

Partia Republikane ka kërkuar të rikandidojë një kandidat të sajin në minibashkinë nr.8 në Tiranë, që tashmë drejtohet nga Arben Tafaj, përfaqësues i kësaj partie.

Nisur nga kërkesat e aleatëve, sipas llogaritjeve nga 11 minibashki në Tiranë, PD mbetet të kandidojë përfaqësuesi e saj vetëm në 5 prej tyre, ndërkohë që ende nuk dihet nëse do të përfshijë në garë drejtuesit aktualë të saj, apo do të përzgjedhë kandidatë të rinj. /Telegrafi/